Edhe Vogue mund të bëjë gabime, madje kësaj here photoshop-i i tepruar i paska shtuar një gisht më shumë dorës së Ariana Grande-s dhe askush nuk e kuptoi.
Në një llogari fansash në Instagram është publikuar një foto e Ariana Grande-s nga kopertina e Vogue Japan, ku në dorën e majtë të saj shfaqet një gisht më shumë dhe kjo gjë sigurisht nuk kaloi pa u komentuar nga fansat. Krahas postimit shkruhej:
“Kush është përgjegjës për gjashtë gishtat e Ariana-s...”
View this post on Instagram
Ndaj fotos reagoi edhe Ariana, e cila e habitur filloi të tallej me këtë gabim në komente.
“Sa emocionuese! Kam thënë prej kohësh që më duhen disa gishta shtesë që të filloj një album! Mirënjohëse për këtë.”
Fansat iu përgjigjën menjëherë komentit të saj duke mos i kursyer shakatë ndaj këtij gabimi:
“E dija që po fshihje diçka,” ndërsa një tjetër tha:
“Ariana AI Grande.”
Por, disa edhe pse e kishin parë foton as nuk e kishin vënë re gishtin shtesë në dorën e saj
“Kjo është fotoja që unë kam vendosur në telefon dhe sapo e vura re," shkruante një tjetër ndjekës.
Në foto, Ariana Grande shfaqej veshur me një kostum Dior me print kulesh. Gabimi i bërë prej photopshop-it thuajse nuk dallohej.
Megjithatë fotoja me sa duket është ndryshuar, por Vogue ende nuk ka reaguar ndaj Page Six mbi aludimet për këtë gabim.




