Metropolitan

Pyetja e sikletshme që iu bë Ariana Grande-s në tapetin e kuq bëhet virale

Pyetja e sikletshme që iu bë Ariana Grande-s në tapetin e kuq

Ariana Grande u përball me një pyetje të sikletshme në tapetin e kuq të “Golden Globes 2025.”

Gjatë një bisede me Kit Hoover dhe Mario Lopez për “Access Hollywood” të dielën, aktorja e “Wicked”, 31 vjeçe, u pyet se kush ishte personi i parë që telefonoi kur u njoftuar se ishte nominuar.

“Oh, o Zot. Mamanë time!,” tha Grande, duke iu referuar nënës së saj, Joan Grande, 67 vjeçe.

Hoover, 54 vjeçe, e pyeti pastaj Grande-n: “A është gjyshja juaj ende gjallë?”

“Po! Nëna ime. Ajo është 99,” u përgjigj Grande duke folur për gjyshen e saj, Marjorie Grande. “Nëna ishte e dyta,” tha Grande. “Pastaj Cynthia [Erivo] dhe trajnuesja ime e aktrimit, Nancy Banks, të cilën sapo e telefonova në makinë teksa isha rrugës për këtu.”

Pyetja e pavend dhe biseda e sikletshme mes Grande dhe Hoover u bënë virale në mediat sociale, pasi fansat e kritikuan gazetarën për pyetjen e saj “të çmendur”.

“Nuk mund ta besoja që ajo e pyeti nëse gjyshja e saj është ende gjallë ?,” shkroi një fans në klipin e intervistës në YouTube.

Një tjetër komentues shkroi, “A nuk ka një mënyrë më të mirë për të bërë këtë pyetje?? ‘Si është gjyshja juaj?’ do të mjaftonte.”

“Pse e tha këtë?! Oh, Zot!” shtoi një përdorues tjetër i platformës.

Hoover u kritikua gjithashtu në platformën X (ish-Twitter).

“Pse do ta bënte gazetarja këtë pyetje?!?” shkroi një person.

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.