Shqipëria

Familja e Artan Lames mohon lajmet rreth vdekjes së tij: "Nuk ka ndërruar jetë"

Familja e Artan Lames mohon lajmet rreth vdekjes së tij: "Nuk ka

Artan Lame është ende në jetë. Lajmin e konfirmoi gazetari Blendi Fevziu, i cili gjatë emisionit “Opinion” deklaroi se ish-zyrtari i lartë i shtetit ndodhet në koma cerebrale.

Sipas Fevizut, ky lajmërim është kërkuar nga vetë familja e Artan Lames, duke nënvizuar se ndonëse mjekët janë shprehur se gjendja e tij është mjaft e rëndë, sërish nuk mund të bëhet fakt diçka që ende nuk ka ndodhur.

“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë. Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij.

Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavor. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëj këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi Fevziu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Paraditen e kësaj të enjteje, mediat më të mëdha në vend raportuan se Artan Lame është ndarë nga jeta pas një operacioni të vështirë në zemër. Po ashtu, kolegë, miq e të afërm të tij, shprehën ngushëllimet e tyre, duke e bërë edhe më të besueshëm këtë lajm tragjik.

Shënim i redaksisë:

 Anabel kërkon ndjesë për çdo shqetësim apo dhimbje që mund të ketë shkaktuar ndaj familjarëve dhe të afërmve të z. Artan Lame, publikimi i lajmit se ai kishte ndërruar jetë. Ky informacion u raportua në bazë të burimeve të shumta publike dhe reagimeve nga miq, kolegë dhe figura publike, të cilët e konfirmuan lajmin në rrjetet sociale. Në atë moment, informacioni i përcjellë u konsiderua i besueshëm dhe i verifikuar. Pavarësisht kësaj, ne e kuptojmë ndjeshmërinë e situatës dhe ritheksojmë keqardhjen tonë për çdo tronditje të shkaktuar.

    

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.