Shqipëria

Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit - një akt joetik dhe mbi të gjitha çnjerëzor

Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit - një akt joetik

Më 18 nëntor të vitit që lamë pas, Shqipëria u trondit nga një ngjarje tragjike që i mori jetën një të riu, Martin Cani, vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Një ngjarje e rëndë që preku jo vetëm familjen dhe komunitetin e shkollës, por gjithë shoqërinë shqiptare. Sot, mbi gjashtë muaj pas kësaj fatkeqësie, kjo plagë është rihapur brutalisht nga publikimi i një videoje ekskluzive nga gazetari Eraldo Harlicaj i "Top Channel", që paraqet konfliktin fatal mes viktimës dhe autorit. Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra dhe me të drejtë ka ngritur një debat serioz mbi etikën mediatike dhe ndjeshmërinë njerëzore në raportimin e tragjedive.

Një video e panevojshme, por e dëmshme

Publikimi i kësaj videoje nuk kishte asnjë vlerë informuese apo edukative. Përkundrazi, qëllimi i vetëm ishte të tërhiqte vëmendjen, të siguronte klikime dhe të shpërndante panik. Kjo përbën një instrumentalizim të dhimbjes njerëzore dhe një shkelje të rëndë të kufijve të moralit profesional dhe human.

Nëse kjo video do të kishte ndonjë funksion real, ai do të ishte vetëm si provë për organet e drejtësisë. Çdo pamje që përfshin dhunë, veçanërisht kur viktima është i mitur, duhet të trajtohet me ndjeshmëri ekstreme, jo të përdoret për të rritur audiencën e faqeve mediatike apo rrjeteve sociale.

“Vrasja” e dyfishtë

Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit - një akt joetik

Familja e Martin Canit po përpiqet ende të përballet me një dhimbje që nuk zbehet kurrë. Ata kanë zgjedhur ta kujtojnë birin e tyre me dashuri, duke ruajtur kujtimet e tij më të bukura. Në këtë proces të vështirë shërimi, rikthimi i pamjeve të fundit të jetës së tij në mënyrë publike është si të hapësh plagën edhe një herë, pa asnjë ndjeshmëri apo kujdes.

Ky publikim është një akt çnjerëzor që “vret” për herë të dytë të ndjerin. Ai përfaqëson një dhunim të dinjitetit të viktimës dhe një tallje të hapur me dhimbjen e familjes. Mediat, në vend që të jenë mbështetje dhe reflektim i shoqërisë në kohë të vështira, zgjodhën rrugën më të lehtë dhe më të shëmtuar: shfrytëzimin e tragjedisë për interes vetjak.

Panik në opinionin publik

Pas publikimit të videos, komentet dhe reagimet në rrjetet sociale janë dëshmi e qartë e pasojave të këtij akti: shqetësim i thellë, frikë dhe pasiguri mes qytetarëve, veçanërisht prindërve që kanë fëmijë në shkolla. Pamjet kanë shkaktuar një ndjenjë të përgjithshme pasigurie për ambientet shkollore, duke kontribuar në një atmosferë paniku që nuk ndihmon askënd.

Në një kohë kur vendi ynë përballet me sfida të mëdha në sistemin arsimor dhe në sigurinë e të rinjve, një video e tillë nuk kontribuon në zgjidhje, por thellon problemin dhe ushqen pasigurinë kolektive.

Këtë e dëshmon dhe numri i shumtë i qyetarëve që dënojnë publikimin e këtyre pamjeve.

Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit - një akt joetik

Shkelje e hapur e Kodit Etik

Kodi i Etikës së gazetarit është i qartë: raportimi për ngjarje të dhunshme që përfshijnë minorenë duhet të jetë i kujdesshëm, dinjitoz dhe larg çdo forme sensacionalizmi. Publikimi i videos së vrasjes nuk është vetëm i pajustifikueshëm profesionalisht, por është një shkelje direkte e këtyre parimeve.

Gazetarët dhe platformat mediatike kanë detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur grupet vulnerabël dhe për të ruajtur integritetin e viktimave. Në vend të kësaj, u tregua një mungesë flagrante e përgjegjësisë sociale dhe e respektit për jetën njerëzore.

Në përfundim, publikimi i videos së tragjedisë së Martin Canit nuk është thjesht një gafë mediatike. Është një akt çnjerëzor, një shkelje e rëndë etike dhe një fyerje ndaj familjes së viktimës dhe gjithë opinionit publik. Kjo ngjarje duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për reflektim, për media më të përgjegjshme, për ligje më të rrepta mbi mbrojtjen e minorenëve dhe, mbi të gjitha, për një shoqëri që zgjedh dinjitetin mbi klikimet.

Martin Cani ishte një adoleshent me ëndrra. Ai dhe familja e tij nuk mund të përdoret as si statistikë, as si klikim dhe as si një moment lavdie të një gazetari që zotëron pamjet filmike të një prej ngjarjeve më të trishta që vendi ynë ka dëshmuar vitet e fundit.

Artikuj të sugjeruar:

 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb