
Mesa duket, John Mayer nuk e ka humbur ritmin. Këngëtari 47-vjeçar është përfolur për një romancë të re me influenceren simpatike të TikTok-ut, Kat Stickler, 30 vjeçe. Dhe jo, nuk është thjesht thashethem, ata janë kapur mat, dy herë në dy ditë të ndryshme!
Sipas një burimi për Us Weekly, lidhja është ende “shumë e re”, por gjithçka ka nisur sepse John Mayer e ka kërkuar vetë. Ka qenë ai që ka marrë hapin e parë, ka shkruar, ka ftuar për takime, dhe ka qenë shumë aktiv në flirtim.
Kat Stickler, që është bërë e famshme në internet për videot e saj plot humor dhe energji pozitive, është aktualisht beqare pas një ndarjeje të freskët. Dhe sipas burimeve, ajo nuk është kundër pak argëtimi në jetë.
“Ajo mendoi se do të ishte interesante të dilte sërish në takime,” tha një burim, duke shtuar se ajo nuk e sheh si diçka serioze… për momentin. Po argëtohen dhe po e shijojnë kohën bashkë, kaq.
Sipas Deuxmoi, dyshja janë parë për herë të parë në një klub privat në New York dhe gjithçka dukej si një takim i parë (ose ndoshta i dytë?). Ata rrinin në të njëjtën anë të tavolinës dhe ishin “shumë të afërt”.
Një ditë më vonë, janë fotografuar sërish bashkë në një darkë në një tjetër vend super ekskluziv. Në foto, Kat dukej si adoleshente në takim të parë, me kokën ulur nga të qeshurat, ndërsa Mayer e shikonte përhumbur.
Kat Stickler ka një vajzë me ish-bashkëshortin dhe ka qenë në një lidhje publike, por të shkurtër me Jason Tartick (nga "Bachelor Nation").
Ndërkohë, John Mayer ka një listë që s’të lë pa koment: Taylor Swift, Katy Perry, Jennifer Aniston, Jessica Simpson, Minka Kelly, Jennifer Love Hewitt... dhe tani *ndoshta* Kat Stickler?
Burimi: Page Six