Metropolitan

Gocat në mbarë botën të gëzohen! Avokatët kërkojnë që Luigi Mangione të mos dënohet me vdekje!

 

Gocat në mbarë botën të gëzohen! Avokatët
Getty

Avokatët e Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e CEO-s së “UnitedHealthcare”, Brian Thompson, në dhjetor të vitit të kaluar, i kërkuan një gjykatësi federal të shtunën të heqë disa nga akuzat penale, përfshirë edhe të vetmen akuzë që mund ta çonte në dënimin me vdekje të 27-vjeçarit.

Në një parashtresë gjyqësore, avokatët e Luigi-t thanë se dënimi me vdekje duhet të hidhet poshtë sepse “nuk përmbush cakun ligjor”.

Ekipi ligjor i tij shprehet gjithashtu se provat, përfshirë një armë dhe municion, që supozohet se u gjetën në një çantë shpine që ai mbante kur u arrestua në një McDonald’s në Pensilvani, duhet të përjashtohen nga gjyqi, pasi kërkimi është kryer pa urdhër gjykate. Ata pretendojnë gjithashtu se Luigi, 27 vjeç, nuk është informuar për të drejtat e tij përpara se të merrej në pyetje nga oficerët e rendit.

Gocat në mbarë botën të gëzohen! Avokatët

I dyshuari për atentatin, ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat shtetërore dhe federale, lidhur me vrasjen e Brian Thompson më 4 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa viktima po mbërrinte në një hotel në qendër të Manhatanit. Vrasja shkaktoi një ndjekje intensive që përfshiu disa shtete për të gjetur autorin e dyshuar. Sipas hetimeve, Luigi, thuhet se ka ikur me biçikletë drejt Central Park, më pas ka marrë një taksi për në një stacion autobusi. Ai u arrestua pesë ditë më vonë në një McDonald’s në Altoona, Pensilvani, mbi 320 kilometra larg, pas një denoncimi.

Muajin e kaluar, avokatët e tij kërkuan që akuzat federale të rrëzohen, pasi Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, kishte bërë thirrje publike që prokurorët federalë në New York të kërkonin dënimin me vdekje, duke e quajtur vrasjen e Brian-it një “vrasje të paramenduar dhe gjakftohtë që tronditi Amerikën.”

Gocat në mbarë botën të gëzohen! Avokatët

Prokurorët federalë e kanë akuzuar Luigi-n në bazë të një ligji federal që dënon vrasjet e kryera me armë zjarri si pjesë e “krimeve të dhunshme”, por avokatët e mbrojtjes pretendojnë se ndjekja (stalking), e vetmja akuzë tjetër e ngritur, nuk përbën një krim të dhunshëm.

Muajin e kaluar, gjykatësi Gregory Carro hodhi poshtë akuzat shtetërore për terrorizëm ndaj Mangione, duke deklaruar se prokurorët nuk kishin paraqitur prova për qëllimin e “frikësimit dhe detyrimit të një popullsie civile.”

Rasti ka ndarë opinionin publik: disa e shohin vrasjen e Brian Thompson si një akt të arsyeshëm kundër një zyrtari që përfaqëson një sistem të padrejtë shëndetësor, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një vrasje të ftohtë nga një person që kërkon famë publike.

Gocat në mbarë botën të gëzohen! Avokatët

Luigi Mangione aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit, raportohet se në të njëjtën qeli me mashtruesin e kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried.

Një fond publik për mbrojtjen ligjore të Mangione ka mbledhur deri më tani mbi 1.3 milionë dollarë. Sam Beard, zëdhënësi i Komitetit Ligjor “December 4th”, ka shkruar në rrjetet sociale se autoritetet po përpiqen ta përdorin rastin e Luigi-t si shembull “për të frikësuar dhe detyruar popullsinë të nënshtrohet ndaj një sistemi të pajustifikueshëm.”

Ndërkohë, ai është kthyer në një senzacion në internet dhe shumë njerëz romantizojnë pamjen dhe qëllimet e tij për vrasjen.

 

REELS

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë