Health

Ky zakon është konsideruar

Ky zakon është konsideruar
Foto: kayceelainee/ Pinterest

Për vite me radhë, mënyrat për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm janë lidhur me zakone si: të bësh 10.000 hapa në ditë, të vendosësh fruta pylli mbi kosin e mëngjesit, të përmirësosh kapacitetin kardiovaskular e të tjerë. Por së fundmi, disa ekspertë të jetëgjatësisë po paralajmërojnë që një zakon në dukje i pafajshëm, madje i promovuar si "i shëndetshëm", mund të të marrë më shumë vite nga jeta sesa të të shtojë.

Dhe bëhet fjalë për konsumimin e tepruar të proteinave me bazë shtazore. "Por mendonim se proteinat ishin të mira për ne..." Janë, por deri diku.

Ky zakon është konsideruar

Dr. Suzanne J. Ferree, mjeke e specializuar në mjekësi anti-plakje, shpjegon se është e vërtetë që ndërsa plakemi kemi më shumë nevojë për proteina, pikërisht sepse trupi humbet masën muskulore. Pra, mungesa e proteinave është problem. Por edhe teprimi i tyre, sidomos i atyre që vijnë nga produktet shtazore, po shihet si rrezik serioz për shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Çfarë ndodh në trupin tënd kur konsumon shumë proteina shtazore?

Ky zakon është konsideruar

Sipas Dr. Monisha Bhanote, eksperte e jetëgjatësisë, teprimi me proteina shtazore, si mishi, veza apo bulmeti, mund të shpejtojë procesin e plakjes. Dy përbërës janë fajtorët kryesorë: AGEs dhe TMAO.

- AGEs krijohen kur proteinat apo yndyrnat bashkohen me sheqerin në gjak, veçanërisht gjatë skuqjes apo pjekjes së ushqimeve. Këto përbërës akumulohen në inde dhe nxisin stres oksidativ, inflamacion dhe plakje qelizore.

- TMAO lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, duke përfshirë arteriosklerozën, infarktin dhe goditjen në tru.

Pra, ndryshe nga ç’kemi menduar për vite me radhë, një dietë e pasur me proteina shtazore nuk është sinonim i shëndetit të mirë, përkundrazi.

Si t’i përdorim proteinat në favorin tonë (dhe jo kundër nesh)?

Ky zakon është konsideruar

Zgjidhja nuk është eliminimi i proteinave. Është zgjedhja e burimeve të duhura. Ekspertët janë të një mendimi, një dietë që fokusohet në proteina bimore dhe peshku është çelësi për jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Proteinat bimore, si fasulet, thjerrëzat, qiqrat, soja, arrat dhe farat, janë të pasura me fibra, antioksidantë dhe nuk përmbajnë AGEs apo TMAO. Janë të buta ndaj qelizave dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kronike.

Ky zakon është konsideruar

Peshku, ndonëse nuk është bimor, është përjashtim nga rregulli sepse ofron yndyrna të shëndetshme dhe omega-3, duke ndihmuar trurin, zemrën dhe hormonet.

Statistikat tregojnë se ndonëse shumica e njerëzve konsumojnë mjaftueshëm mish e vezë, një pjesë e madhe nuk konsumojnë mjaftueshëm peshk dhe ky është një nga gabimet më të mëdha në dietën e përditshme.

Burimi: HuffPost

REELS

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

----ky-zakon-eshte-konsideruar-i-shendetshem-per-shume-gjate-por-ekspertet-sjane-me--i83711