Health

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një gllënjkë alkool dhe ja pse

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Të gjithë jemi gjendur të paktën një herë pranë një personi që duket sikur dehet me gllënjkën më të vogël të alkoolit, duke na bërë të mendojmë: “Ah, po shtiret.” E po, rezulton që nuk është gjithmonë shtirje. Disa njerëz dehen vërtet me një gllënjkë alkool, ose edhe më keq, pa pirë alkool fare!

Ky fenomen i rrallë quhet Auto-Brewery Syndrome, e përshtatur, Sindroma e Vetë Distilimit, si fabrikat e distilimit të alkoolit. Në këtë gjendje, trupi i personit prodhon alkool nga ushqimi që ha, duke i bërë të ndihen të dehur pa marrë asnjë pije alkoolike.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Një studim i publikuar në Nature Microbiology (revistë shkencore e rishikuar nga ekspertë të fushës, që publikon hulumtime origjinale dhe të verifikuara) ka zbuluar mikrobet dhe rrugët biologjike që shkaktojnë këtë fenomen.

Në thelb, bakteret në zorrë fermentojnë karbohidratet që konsumoni dhe i shndërrojnë në etanol, i cili pastaj futet direkt në gjak. Pra, sistemi tretës i personit me ABS funksionon si një distileri e brendshme.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Të gjithë prodhojmë pak etanol gjatë tretjes, por njerëzit me ABS prodhojnë aq shumë sa mund të dehen vërtet. Dhe ja ku bëhet edhe më interesante: nëse këta persona pinë një gllënjkë alkool, efekti është shumë më i fortë se te njerëzit e zakonshëm. Alkooli i prodhuar nga zorrët shtohet mbi pijet e marra, duke shkaktuar dehje shumë më të shpejtë dhe intensive. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duket sikur “dehen lehtësisht” nga alkooli, edhe me një gotë të vetme.

Si e zbuluan këtë studiuesit?

Hulumtuesit e zbuluan ABS-në duke analizuar mostra të jashtëqitjes nga 22 persona me këtë gjendje, krahasuar me partnerët e tyre dhe një grup kontrolli të shëndetshëm.

Ata matën sasinë e alkoolit të prodhuar natyralisht nga mikrobet në zorrë dhe vunë re se mostrat e pacientëve me ABS prodhonin shumë më shumë etanol gjatë episodeve simptomatike. Më tej, studiuesit identifikuan se dy baktere ishin të përfshira në fermentimin e karbohidrateve në alkool. Këto zbulime treguan qartë se trupi i pacientëve me ABS mund të funksionojë si një “distileri e brendshme”, duke shpjeguar pse ata ndihen të dehur pa pirë asnjë pije alkoolike.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Trajtimi i mundshëm

Hulumtimi tregoi gjithashtu shpresë për trajtim. Një pjesëmarrës përjetoi përmirësime të mëdha pas një transplanti të mikrobiomës fekale, ku bakteret e sëmura në zorrë zëvendësohen me ato të shëndetshme të një dhuruesi. Pas një transplanti të dytë dhe një regjimi me antibiotikë të ndryshëm, pacienti mbeti pa simptoma për më shumë se 16 muaj.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

So, the next time you see someone seeming to get drunk without drinking anything, don't judge them immediately, there may be a scientific and real explanation behind what seems like pretense and a need for attention. However, it's worth noting that this syndrome is very rare, with only a few dozen cases documented in the scientific literature.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.