Mama

Elena Perminova: Trup supermodeleje 2 muaj pas lindjes

Ish-supermodelja Elena Perminova, ka zbuluar së fundmi fotot para dhe pas lindjes. Në njërën shfaqet 8-muajshe shtatëzanë ndërsa në tjetrën 2 muaj pas lindjes edhe pse është e vështirë ta besosh. Në vetëm 60 ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të TRETË, 28-vjeçarja ka arritur të kthejë në formën e mëparshme trupin e saj prej supermodeleje.

“Fillova të ushtrohesha vetëm 2 javë pas lindjes, edhe pse kisha bërë lindje cezariane. Nuk ka patur pushim gjatë fundjavave,” ka thënë ikona e modës, bashkësorti i së cilës është bosi i mediave dhe ish-spiuni i KGB, Alexander Lebedev. “Zakonisht mjekët  thonë se mund të fillosh të bësh sport 3 muaj pas lindjes,” shprehet ajo “por mua më lejuan të nisja stërvitjen që dy javë më pas duke qenë se ndihesha mirë. Fillimisht bëja pak ushtrime duke qenë se mund të jetë e rrezikshme për ushyerjen me gji dhe çka është më e rëndësishmja, nuk kam bërë ushtime për barkun sepse pas një lindjeje cezariane është tepër e rrezikshme.”

Ajo tregon se ka bërë ushtrime të thjeshta ndërkohë që fëmijët flinin, si pëshembull duke qëndruar në tokë me gjunjë e me bërryla dhe duke ngritur njëherë njërën këmbë e më par tjetrën. “Kjo ishte rutina ime çdo ditë dhe fundjavat nuk përbënn përjashtim. Rezultatet u shfaqën shpejt, vithet u ngritën, këmbët filluan të mblidhen. Gjithë kjo falë faktit që muskujt kanë kujtesë të mirë,” thotë Elena.

“Para shtatëzanisë unë u bëra fanse e palestrës. Nisa të shkoja në një palestër të çfarëdoshme dhe të stërvitesha deri sa sfilitesha dhe shumë shpejt mundesha të ngrija me lehtësi 20 kilogramë.gjatë shtatëzanisë e ndërpreva stërvitjen për arsye mjekësore dhe më pas iu riktheva sërisht, prandaj rezultatet nuk vonuan.”

Ajo shton se një ndihmë shumë e madhe kanë qenë edhe pushimet e tyre në Qipro. “Për herë të parë, unë dhe bashkëshorti dolëm për vrap, ndërkohë që vjehrra dhe mamaja ime mbanin fëmijët. Sigurisht që nuk ishte gjë e bukur për t’u parë. Vraponim nëpër gurë, me mizat që na përplaseshin në fytyrë dhe të mbuluar në djersë. Po kjo më ndihmoi për të hequr peshën e tepërt dhe për të “tharë” lëngjet e tepërta që kishin mbetur në tupin tim. Unë jam 50 kilogramë ndërkohë që pesha ideale për gjatësinë time është 58, por të qenurit nënpeshë nuk do të thotë që un mund të ha sa të dua dhe çfare të dua duke qenë se menjëherë më krijohet celulit dhe akne. Për këtë arsye ha ushqime të thjeshta e të përzgjedhura si përshembull peshk i bërë në avull me limon.”

Sigurisht që kjo intervistë është pasuar edhe nga dyshime dhe kritika të shumta ku njerëzit shpreheshin se duke bërë një jetë aq luksoze nuk është problem një gjë e tillë, megjithatë ka patur edhe nga ata që e kanë përgëzuar 28-vjeçaren për vullnetin.

 

Burimi: Daily Mail

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----elena-perminova-trup-supermodeleje-2-muaj-pas-lindjes