Metropolitan

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara Ferragni-t

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Që kur filluan të dilnin së bashku në fund të verës dhe u fotografuan për herë të parë nga paparacët tetorin e kaluar, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë qenë në qendër të thashethemeve. Nga shtatzënia e supozuar e Chiara-s deri te bashkëjetesa e tyre e afërt, çifti ka mbushur faqet e para të të gjitha revistave italiane.

Por kush është Giovanni Tronchetti Provera? Ja disa detaje që nuk i dinit për të dhe lidhjen me Chiara-n, ndonëse çifti nuk e kanë bërë zyrtare ende lidhjen e tyre:

#1. Puthja që konfirmoi lidhjen mes tyre

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Thashethemet për një lidhje mes Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kishin qarkulluar për pak muaj, të nxitura nga pamjet dhe spekulimet në rrjete sociale, kur kjo lidhje u konfirmua gjatë një feste Halloween-i në Milano më 31 tetor 2024. Ata u panë duke shprehur intimitet, duke shkëmbyer një puthje pasionante dhe duke kaluar kohë së bashku. Imazhi i momentit, i kapur nga 'Il Giornale d'Italia', u bë viral dhe i dha fund çdo dyshimi për lidhjen mes tyre.

#2. Provera vjen nga një familje e pasur

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Giovanni Tronchetti Provera është një sipërmarrës italian, i njohur për rolin e tij si president dhe CEO i ‘Pirelli’-t, kompanisë së njohur për prodhimin e gomave. Familja e tij, Tronchetti Provera, ka një ndikim të madh në Itali dhe është e lidhur ngushtë me grupin ‘Pirelli’. Ata gjithashtu janë të angazhuar në filantropi përmes Fondacionit Silvio Tronchetti Provera, i cili mbështet kërkimin shkencor dhe inovacionin.

#3. Momentet së bashku në kohën e skandalit që publikoi Corona

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Në mes të një stuhie mediatike, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera u panë duke kaluar fundjavën së bashku. Gjatë një fundjave larg, Chiara postoi një foto me fëmijët e saj, por një tjetër kolazh fotosh të postuara zbuloi se ajo mund të kishte kaluar kohë me Tronchetti Provera-n. Kështu çifti përveçse vërtetuan se ishin akoma me njëri-tjetrin, hodhën poshtë dhe spekulimet për ndalimin e lidhjes së tyre nga familja e Provera-s.

#4. Spekulimet për ndarje

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Gazetarja Gabriele Parpiglia, që ka burime të afërta me çiftin, raportoi për një krizë të mundshme dhe një "luftë të keqe" mes Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera këto ditët e fundit. Mesazhi i Shën Valentinit, që Chiara ndau në Instagram, përmbante një citat nga poeti Nizar Qabbani, duke nënkuptuar se ajo po përjetonte një moment të vështirë. "Një grua nuk do një burrë të pasur, as një burrë të pashëm, as një poet, ajo do një burrë që i kupton sytë nëse ajo trishtohet dhe drejton gishtin në kraharorin e tij duke i thënë: "Këtu është vendlindja jote", ishtin vargjet që ndau Chiara për ndjekësit e saj. Ky mesazh dhe heshtja e saj gjatë festës romantike e bënë edhe më të dyshimtë situatën mes çiftit.

#5. Rënia e spekulimeve për ndarje me daljen e tyre publike

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Të shtunën, më 15 shkurt, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera u panë së bashku në Brera, duke kaluar kohë me miq, ndoshta për të mohuar thashethemet e ndarjes së tyre. Po ashtu, një foto nga e diela tregon çiftin duke kaluar kohë me fëmijët dhe familjen e tyre të zgjeruar, duke treguar një përpjekje për të kapërcyer ‘krizën’ e përfolur. Përkundër ‘përçarjeve’ të raportuara nga gazetarja dhe kundërshtimeve të aluduara nga familja e Provera-s, Chiara ka vendosur të vazhdojë të përfshijë Giovanni-n në jetën e saj publike pa shumë zhurmë, siç ishte dhe postimi i një fotoje të qenit të tij në Instagramin e saj.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Some things you didn't know about Chiara Ferragni's new relationship

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Since they started dating in late summer and were first photographed by the paparazzi last October, Chiara Ferragni and Giovanni Tronchetti Provera have been the center of gossip. From Chiara's alleged pregnancy to their imminent cohabitation, the couple has graced the front pages of all Italian magazines.

But who is Giovanni Tronchetti Provera? Here are some details you didn't know about him and his relationship with Chiara, even though the couple haven't made their relationship official yet:

#1. The kiss that confirmed their bond

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Rumors of a relationship between Chiara Ferragni and Giovanni Tronchetti Provera had been circulating for a few months, fueled by images and speculation on social media, when the relationship was confirmed during a Halloween party in Milan on October 31, 2024. They were seen expressing intimacy, sharing a passionate kiss and spending time together. The image of the moment, captured by 'Il Giornale d'Italia', went viral and put an end to any doubts about their relationship.

#2. Provera comes from a wealthy family

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Giovanni Tronchetti Provera is an Italian entrepreneur, best known for his role as president and CEO of Pirelli, the renowned tire company. His Tronchetti Provera family is influential in Italy and is closely associated with the Pirelli group. They are also involved in philanthropy through the Silvio Tronchetti Provera Foundation, which supports scientific research and innovation.

#3. Moments together during the Corona scandal

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Amidst a media storm, Chiara Ferragni and Giovanni Tronchetti Provera were spotted spending the weekend together. During a weekend away, Chiara posted a photo with her children, but another collage of photos posted revealed that she may have been spending time with Tronchetti Provera. So the couple not only confirmed that they were still together, but also denied speculation that their relationship was banned by Provera's family.

#4. Speculation about a breakup

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

Journalist Gabriele Parpiglia, who has sources close to the couple, reported a possible crisis and a "bad fight" between Chiara Ferragni and Giovanni Tronchetti Provera in recent days. The Valentine's Day message, which Chiara shared on Instagram, contained a quote from the poet Nizar Qabbani, implying that she was going through a difficult moment. "A woman does not want a rich man, nor a handsome man, nor a poet, she wants a man who understands her eyes if she is sad and points his finger at his chest saying: "This is your birthplace", were the verses that Chiara shared with her followers. This message and her silence during the romantic celebration made the situation between the couple even more suspicious.

#5. Decline of separation speculation with their public appearance

Disa gjëra që nuk i dije për lidhjen e re të Chiara

On Saturday, February 15, Chiara Ferragni and Giovanni Tronchetti Provera were seen together in Brera, spending time with friends, perhaps to deny rumors of their separation. Also, a photo from Sunday shows the couple spending time with their children and extended family, showing an attempt to overcome the rumored 'crisis'. Despite the 'breakup' reported by the journalist and the objections hinted at by Provera's family, Chiara has decided to continue to include Giovanni in her public life without much fanfare, such as posting a photo of his dog on her Instagram.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.

Suggested articles: