Ka diçka me gjërat e frikshme. Sa më shumë përpiqemi t'i mbajmë larg vetes, aq më shumë shtohet kurioziteti për t'i dëgjuar/parë. Meqë jemi para Halloëeen-it dhe jashtë është ende ditë, urdhëroni disa fakte ~të frikshme~ që rrethojnë botën tonë.
#1.
Në Meksikë, ka një ishull që quhet "Ishulli i kukullave". Ishulli është i mbushur plot më kukulla të frikshme në nder të një vajze të vogël që u gjend e mbytur atje në 1950-ën. Thuhet se ky ishull është një prej vendeve më të mallkuara.
#2.
Mendohet se në SHBA aktualisht ka rreth 25-50 vrasës serial aktivë.
#3.
Në qerpikët dhe poret e fytyrës sonë ka shumë parazite të quajtur Demodex, të cilët shfaqen natën për të lëshuar vezë dhe thithin yndyrën e fytyrës.
#4.
Përdorimi i fundit i gijotinës në Francë ndodhi në të njëjtin vit kur u dha premiera e filmit Star Wars: 1977!
#5.
Ekziston një çrregullim i rrallë gjenetik i quajtur "fatal familial insomnia" - pagjumësia fatale, përgjatë të cilës personi nuk mund të flerë gjumë pavarësisht çdo përpjekjeje që bën. Simptomat vijnë gjithnjë duke u përkeqësuar derisa truri degradon dhe personi vdes nga lodhja.
#6.
Gjatë epokës Viktoriane, nuk ishte e pazakontë për familjet që të bënin fotografi me të afërmit që kishin ndërruar jetë. Kjo bëhej si një kujtim i fundit me personin për ta nderuar atë.
#7.
Vetëm 5% e oqeanit është zbuluar, prandaj mendohet se ekzistojnë krijesa që për ne konsiderohen si alienë që jetojnë shumë shumë thellë!
#8.
"Psikoza pas lindjes" mund të shfaqet tek një nënë e re brenda natës. Ky çrregullim i bën ato të kenë haluçinacione, duke i bërë të mendojnë që bebi i tyre është djall apo antikrisht. Nënat e reja i vrasin fëmijët e tyre për shkak të këtij çrregullimi mendor më shpesh nga ç'mund ta imagjinojmë ne.
#9.
Kur CNN nënshkroi për herë të parë në 1980-ën, ata regjistruan një grup që luantë një himn, që supozohej se do të luhej "kur fundi i botës të vinte". Diçka e tillë u mbajt i fshehur nga publiku për 35 vite.
Burimi: BuzzFeed