Showbiz

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të gjithë e vunë re (dhe lidhet me Mozzik)

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të
Foto: Loredana në “Mirëmbrëma Yje” / YouTube

Në një intervistë ku kurioziteti më i madh ishte se çfarë mendonte Loredana për “Diss”-in e Mozzik, për raportin e tij me vajzën dhe për bashkëprindërimin e tyre, një detaj duket se kaloi pa u komentuar shumë, edhe pse në thelb mund të jetë ndër gjestet më domethënëse të gjithë kësaj historie.

Në muret e shtëpisë së saj, të varura me kujdes si pjesë e një galerie suksesi, qëndrojnë disqet e arta dhe të platinit – ato çmime që YouTube u jep artistëve kur një projekt arrin shifra të konsiderueshme shikueshmërie dhe dëgjueshmërie – dhe mes tyre janë edhe projektet e realizuara me Mozzik.

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të

Ato nuk janë të vendosura në një cep të fshehur, nuk janë zhvendosur në një ambient dytësor dhe as nuk janë hequr për të shmangur ndonjë tension; përkundrazi, janë të ekspozuara në hapësirën ku Loredana jeton sot me partnerin aktual, Karim Adeyemi, dhe me vajzën e saj, Hana.

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të

Disqet nuk janë thjesht objekte dekoruese për murin, por dëshmi e një periudhe kur dy artistë jo vetëm që ndanë një marrëdhënie romantike, por ndërtuan së bashku një identitet muzikor që pati ndikim të fortë në Shqipëri, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, duke krijuar një dyshe që në atë kohë u kthye në fenomen.

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të

Në një kohë kur marrëdhënia mes tyre sot shoqërohet nga tensione publike dhe tekste të ashpra, fakti që Loredana zgjedh të mos e fshijë vizualisht të kaluarën e saj është një akt që shkon përtej dekorit të murit.

Në intervistën e saj të fundit në “Mirëmbrëma Yje”, Loredana foli gjatë për kufijtë që po vendos për hir të vajzës, për përpjekjen e saj për të mos folur keq publikisht për babanë e fëmijës dhe për të mos e kthyer konfliktin personal në një betejë që dëmton emocionalisht një fëmijë; megjithatë, ndoshta gjesti më i qartë i kësaj qasjeje nuk ishin fjalët, por muri pas saj.

Disqet në mur janë një kujtesë e dy gjërave njëkohësisht: që ata kanë qenë një dyshe e suksesshme dhe që historia e tyre nuk fillon dhe nuk mbaron me një “Diss”. Ato janë një shenjë respekti ndaj asaj që ka qenë dhe asaj që ka mbetur: një fëmijë që rritet mes dy historive.

Për më shumë detaje në lidhje me këngën e Mozzik dhe reagimin e Loredanës, klikoni artikujt në vijim:

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

The detail in Loredana's house that not everyone noticed (and is related to Mozzik)

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të

In an interview where the biggest curiosity was what Loredana thought about Mozzik's "Diss", about his relationship with his daughter and about their co-parenting, one detail seems to have gone without much comment, even though it may essentially be among the most significant gestures of this entire story.

On the walls of her home, carefully hung as part of a gallery of success, stand gold and platinum discs – those awards that YouTube gives to artists when a project reaches significant viewership and listening figures – and among them are the projects made with Mozzik.

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të

They are not placed in a hidden corner, have not been moved to a secondary environment, nor have they been removed to avoid any tension; rather, they are exhibited in the space where Loredana lives today with her current partner, Karim Adeyemi, and her daughter, Hana.

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të

The records are not simply decorative objects for the wall, but evidence of a period when two artists not only shared a romantic relationship, but together built a musical identity that had a strong influence in Albania, Germany, Switzerland and beyond, creating a duo that at the time became a phenomenon.

Detaji në shtëpinë e Loredanës që jo të

At a time when their relationship is currently accompanied by public tensions and harsh texts, the fact that Loredana chooses not to visually erase her past is an act that goes beyond wall decor.

In her latest interview on "Mirembrëma Yje", Loredana spoke at length about the boundaries she is setting for her daughter's sake, about her effort not to speak ill of the child's father in public, and not to turn a personal conflict into a battle that emotionally harms a child; however, perhaps the clearest gesture of this approach was not the words, but the wall behind her.

The records on the wall are a reminder of two things at once: that they were a successful duo and that their story does not begin and end with a “Diss.” They are a sign of respect for what was and what remains: a child growing up between two stories.

For more details about Mozzik's song and Loredana's reaction, click the following articles: