“Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është testuar pozitiv për koronavirus”, ka konfirmuar Federata Portugeze e Futbollit.
35-vjeçari thuhet se “është në gjendje të mirë, pa simptoma, por në izolim”, duke mos raportuar kolegë të tjerë pozitivë në skuadër, para ndeshjes së Ligës së Kombeve të Portugalisë, kundër Suedisë, ditën e sotme, 14 tetor.
Në një deklaratë u konfirmua:
“Pas rastit pozitiv, lojtarët e tjerë iu nënshtruan testeve të reja këtë të martë në mëngjes dhe rezultati i të gjithëve ishte negativ. Ata janë të gatshëm për trajnim këtë pasdite.”
Ronaldo kishte luajtur në të dyja ndeshjet e Portugalisë deri më tani.
Në fillim të këtij muaji Napoli nuk arriti të paraqitej për një ndeshje me Juventus, pasi autoriteti i tyre shëndetësor lokal urdhëroi lojtarët të qëndronin në shtëpi pas rezultateve pozitive me Covid-19, të dy futbollistëve.
Në prag të asaj ndeshjeje të planifikuar, dy anëtarë të stafit të Juventus, shkuan në izolim pasi rezultuan pozitivë. Të prekurit nuk ishin futbollistë apo staf mjekësor i ekipit.
Burimi: The Guardian