Metropolitan

Achille Lauro reagon ndaj thashethemeve se Chiara tradhtoi Fedez-in me të

Achille Lauro reagon ndaj thashethemeve se Chiara tradhtoi Fedez-in me të

Këngëtari italian, Achille Lauro, theu heshtjen ndaj pretendimeve të bëra nga Fabrizio Corona, i cili deklaroi se ai ka qenë në një lidhje dashurie me Chiara Ferragni. Corona, paparac i njohur dhe mik i ish-bashkëshortit të influencueses, Fedez, tha se gjatë kohës që Fedez po e tradhtonte, Chiara kishte një marrëdhënie paralele me Achille Lauron.

Por, këngëtari ka theksuar se nuk është i interesuar për botën e thashethemeve, teksa theksoi se të tilla aludime që prekin privatësinë e të tjerëve janë tema sensitive që duhen trajtuar njësoj si dhuna.

“Për fatin tim, unë ende jetoj në një botë plot ëndrra dhe ëndërrimtarë. Thashethemet ua lë atyre që ju duhet vetëm kaq që të ekzistojnë. Ka shumë diskutime për dhunën ndaj grave dhe ne duhet të kuptojmë se kjo nuk ndryshon nga dhuna”, deklaroi këngëtari, duke theksuar ndikimin negativ të këtyre aludimeve te palët e përfshira.

Ai shmangu komentet e mëtejshme për këtë çështje, duke u shprehur se po fokusohet ekskluzivisht në planet e tij artistike.

 “I jam përkushtuar shkrimit”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Chiara Ferragni ka ndërmarrë veprime ligjore kundër paparacit, Fabrizio Corona, duke kërkuar më shumë se 1.1 milion euro dëmshpërblim për shpifje.

Mosmarrëveshja ka lindur pas deklaratave të fundit të Corona-s për martesën e Ferragni-t me reperin Fedez, të cilat ai i bëri publike në emisionin e tij “Falsissimo”.

Avokati i Chiara Ferragni-t, Giuseppe Iannaccone, i ka dërguar Corona-s një letër, ku i kërkon të heqë çdo përmbajtje shpifëse dhe të ndalojë çdo deklaratë të mëtejshme publike lidhur me Ferragni-n. Letra, të cilën Corona e publikoi më vonë në rrjetet sociale, e akuzon atë për deklarata të pabaza mbi tradhtitë dhe sjelljen e Ferragni-t.

Ekipi ligjor i Chiara Ferragni-t argumenton se Fabrizio Corona jo vetëm që ka bërë deklarata shpifëse, por ka shkelur gjithashtu një marrëveshje të mëparshme. Në letër përmendet një marrëveshje private e datës 15 shtator 2023, ku Corona ka rënë dakord të ndalojë së bëri komente ofenduese, shpifëse ose tallëse për Ferragni-n dhe Fedez-in për një periudhë prej 10 vjetësh. Megjithatë, sipas avokatëve të Ferragni-t, ai e ka shkelur këtë marrëveshje disa herë që nga fillimi i vitit 2024, duke shkaktuar dëm për Ferragni-n gjatë një periudhe delikate të jetës së saj.

Për më shumë informacion për dramën Ferragnez:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Achille Lauro reacts to rumors that Chiara cheated on Fedez with him

Achille Lauro reagon ndaj thashethemeve se Chiara tradhtoi Fedez-in me të

Italian singer Achille Lauro has broken his silence on claims made by Fabrizio Corona that he was in a love affair with Chiara Ferragni. Corona, a well-known paparazzi and friend of the influencer's ex-husband Fedez, said that while Fedez was cheating on her, Chiara was having a parallel relationship with Achille Lauro.

But the singer has stressed that he is not interested in the world of gossip, as he emphasized that such insinuations that affect the privacy of others are sensitive topics that should be treated the same as violence.

"Fortunately for me, I still live in a world full of dreams and dreamers. I leave the rumors to those who need only that much to exist. There is a lot of discussion about violence against women and we need to understand that this is no different from violence," the singer declared, emphasizing the negative impact of these allusions on the parties involved.

He avoided further comment on the matter, stating that he is focusing exclusively on his artistic plans.

 "I am dedicated to writing," he emphasized.

On the other hand, Chiara Ferragni has taken legal action against the paparazzi, Fabrizio Corona, seeking more than 1.1 million euros in damages for defamation.

The dispute arose after Corona's recent statements about Ferragni's marriage to rapper Fedez, which he made public on his show "Falsissimo".

Chiara Ferragni's lawyer, Giuseppe Iannaccone, has sent Corona a letter asking him to remove any defamatory content and to stop any further public statements regarding Ferragni. The letter, which Corona later published on social media, accuses him of making unfounded statements about Ferragni's infidelities and behavior.

Chiara Ferragni's legal team argues that Fabrizio Corona not only made defamatory statements, but also violated a previous agreement. The letter cites a private agreement dated September 15, 2023, in which Corona agreed to stop making offensive, defamatory or derogatory comments about Ferragni and Fedez for a period of 10 years. However, according to Ferragni's lawyers, he has violated this agreement several times since the beginning of 2024, causing harm to Ferragni during a delicate period in her life.

For more information about the drama Ferragnez: