Metropolitan

Donald Trump do ta falë P.Diddy-n, por kujton kritikat e producentit dhe e ka pak të vështirë

Donald Trump do ta falë P.Diddy-n, por kujton kritikat e producentit dhe e
Getty

Donald Trump ka deklaruar se e konsideron Sean "Diddy" Combs “gjysmë të pafajshëm”, pavarësisht se ky i fundit u dënua në korrik në një gjykatë federale, por presidenti shtoi se falja e producentit muzikor është “më e vështirë” për shkak të kritikave që ai ka bërë më parë ndaj tij.
 
Trump foli për Combs gjatë një interviste të premten mbrëma në Newsmax, një kanal tradicionalisht pro-Trump. Diddy u shpall fajtor më 2 korrik për dy akuza të transportit të personave për të kryer prostitucion, secila prej të cilave mund të sjellë deri në 10 vite burg, por ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit të qenieve njerëzore dhe komplotit kriminal.

“Ai ishte, në thelb, le të themi, gjysmë i pafajshëm,” tha Trump për gazetarin Rob Finnerty. “Po festonte një fitore, por duket se nuk ishte aq e mirë sa mendonte.”

Donald Trump është bërë i njohur për faljet ndaj mbështetësve të tij politikë të dënuar, gjë që është parë gjerësisht si një kundërshtim i hapur ndaj sistemit të drejtësisë që, më pak se 6 muaj para rizgjedhjes së tij në 2024, e shpalli atë fajtor për falsifikim të të dhënave të biznesit.
 
Por Combs, duket se e ka vështirësuar vetë çështjen, duke deklaruar në 2017 për Daily Beast se “nuk i plas fare për Trump.” Në vitin 2020, kur Trump humbi mandatin ndaj Joe Biden, Combs, i cili është afro-amerikan – tha për gazetarin Charlamagne se “njerëz të bardhë si Trump duhet të dëbohen.”

“Prioriteti numër 1 është ta largojmë Trump-in nga zyra,” tha Combs në atë kohë.

Donald Trump, në intervistën e së premtes, duket se i referohej këtyre komenteve kur u pyet për mundësinë e faljes së P.Diddy-t:

“Kur kandidova për president, ai ishte shumë armiqësor,” tha Trump për themeluesin e Bad Boy Records.

“Është e vështirë, e kupton? Jemi qenie njerëzore. Dhe nuk na pëlqen që gjërat të errësojnë gjykimin tonë, apo jo? Por kur njeh dikë dhe jeni në marrëdhënie të mira, dhe më pas kandidon për president dhe ai bën deklarata të tmerrshme...kështu që nuk e di… E bën më të vështirë të falet.”

Diddy u dënua për mundësimin e fluturimit të personave nëpër SHBA, përfshirë punonjës seksi burra dhe ish-të dashur, me qëllim për takime seksuale. Dënimi i tij është parashikuar paraprakisht për më 3 tetor dhe ai ka kërkuar të lirohet me një garanci prej 50 milionë dollarësh deri në atë seancë.
 
Në mesin e kësaj zhurme, Donald Trump është pyetur gjithashtu nëse po mendon për një falje për Ghislaine Maxwell, e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg për bashkëpunim me Jeffrey Epstein në trafikimin dhe abuzimin seksual të të miturve.
 
“E kam të drejtën ta fal,” ka thënë Trump për Maxwell, e cila deri të premten ishte transferuar nga një burg federal në Florida në një institucion më pak të ashpër në Teksas. “Por për momentin, nuk është e përshtatshme të flas për këtë”, përfundoi ai.

 

REELS

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

----news/83658/donald-trump-do-ta-fale-pdiddy-n-por-kujton-kritikat-e-producentit-dhe-e-ka-pak--i83658