Metropolitan

Thuhet se “diçka po lulëzon” mes Katy Perry-t dhe Justin Trudeau-t: “Ata kanë shumë të përbashkëta”

Thuhet se “diçka po lulëzon” mes Katy Perry-t dhe Justin
Getty Images

 
Justin Trudeau dhe Katy Perry ndezën spekulime për një lidhje romantike këtë javë, pas disa daljeve së bashku në Montréal dhe në fakt, ku ka zë, s’është pa gjë, pasi burime për revistën People thonë se mes tyre mund të jetë duke u krijuar një romancë.
 
Një burim thotë se mes tyre kishte tërheqje dhe se tani të dy janë të lirë, pasi Katy u nda nga Orlando Bloom. Megjithatë, burimi shton se zhvillimi i kësaj lidhjeje mund të përballet me pengesa për shkak të jetës së ngarkuar personale dhe profesionale së të dyve.

“Janë të interesuar për njëri-tjetrin, por do të duhet kohë për të parë se ku do të shkojë kjo marrëdhënie. Ajo është në udhëtime të vazhdueshme nëpër botë, ndërsa ai po e rindërton jetën tani që nuk është më kryeministër i Kanadasë. Por, mes tyre ka tërheqje. Kanë shumë gjëra të përbashkëta”, u shpreh burimi, duke shtuar:

Thuhet se “diçka po lulëzon” mes Katy Perry-t dhe Justin
Getty Images

“Muzika është një nga gjërat që mund t’i ndajë, ndërsa optimizmi është një tjetër. Të dy janë idealistë dhe ende jetojnë në një botë ku besojnë se mund të sjellin përmirësime, edhe pse tani është më e vështirë”.
 
Justin Trudeau, 53 vjeç, u nda nga bashkëshortja Sophie Grégoire në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë adoleshentë. Ndërkohë, Perry, 40 vjeçe, konfirmoi në fillim të korrikut fundin e fejesës me Orlando Bloom, me të cilin solli në jetë vajzën Daisy në vitin 2020.

“Përgjegjësitë personale të secilit mund ta ngadalësojnë këtë lidhje, por ka mënyra që ata të takohen dhe njëkohësisht të përmbushin përgjegjësitë si prindër”, thotë burimi.

“Së pari, secili ka një ish-partner, kështu që detyrat ndahen. Edhe pse lidhjet në distancë janë të vështira, për këta të dy mund të jetë e mundur”.
 
Javën e kaluar, Katy dhe Justin u fotografuan duke shëtitur një qen në parkun Mount Royal në Montréal, përpara se të shijonin një darkë në restorantin lokal “Le Violon”.
 
Dyshja u takua me shefin e kuzhinës Danny Smiles gjatë darkës dhe më pas shkuan në kuzhinë për të falënderuar stafin. Sipas TMZ, ata shijuan kokteje dhe disa pjata të ndryshme, por nuk u panë duke shfaqur ndonjë gjest romantik në publik.

 

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️