
Imagjinoni pak veten: të shtrirë në një dyshek yoga në mes të një trotuari ku kalojnë çdo ditë qindra njerëz! Ose një moment kur i drejtoheni një të panjohuri/e në rrugë dhe i kërkoni thjesht të pini një kafe bashkë. Në platformën TikTok kjo qasje ndryshe njihet si “terapia e refuzimit” dhe po njeh shumë popullaritet duke numëruar deri në 54 milionë postime me hashtag-un #rejectiontherapy.
Ka plot situata të sikletshme apo që duan guxim dhe jo të gjithë janë gati që ta provojnë këtë metodë. Shumë nga ata që e praktikojnë këtë metodë, e kanë kthyer në qëllim të tyrin refuzimin, pasi nuk kanë frikë që të tjerët do i gjykojnë apo do i trajtojnë çuditshëm.
Të shtrihesh në mes të rrugës, të futesh në një restorant dhe të kërkosh të hash drekë falas, t’i drejtohesh dikujt pa e njohur me një ftesë për një filxhan çaj...Të gjitha këto situata kërkojnë guxim, por njerëzit duken të vendosur që ta provojnë.

Sipas Rachel Goldberg, psikoterapiste e licensuar, thotë se kjo terapi është një ide e që i ka rrënjët në praktikat terapeutike.
"Qëllimi i terapisë së refuzimit është të ndihmojë individët të përballen dhe të kapërcejnë gradualisht frikën e tyre, duke i ekspozuar ata ndaj stimulit të frikshëm në një mjedis të sigurt, për të nxitur njëherësh edhe besimin."
Është një trajtim i përshtatshëm për çrregullimet e ankthit, fobitë dhe gjendje të tjera kur njerëzit ndihen në panik.
"Terapia e refuzimit duket të jetë një kthesë për të ndihmuar individët me çrregullime të ndryshme që lidhen me ankthin social, ndjeshmërinë ndaj refuzimit dhe madje edhe vetëvlerësimin, duke i nxitur që të lënë pas frikën e refuzimit," thotë ajo.
Nëse jeni një prej atyre që ndiheni të turpshëm në publik apo urreni idenë e tërheqjes së vëmendjes, atëherë kjo praktikë është ju.

Artikuj të sugjeruar:
- Pse të ngrënit në shoqërinë e njerëzve të tjerë ndikon në shëndetin tonë
- TikTok-u thotë se kjo këngë e Billie Eilish të motivon të thyesh rekordet e tua në vrap
- Pse TikTok-u është fiksuar me Sabrina Carpenter?
- “Retro juicy”: Ç’duhet të dish për trendin e grimit të këtij sezoni
- Pse videot me ujin e bamjeve po bëhen virale në TikTok
Burimi: Bustle