Kushdo, madje edhe ata që nuk ia thonë fare për futboll e dinë se Lionel Messi është padyshim një ndër sportistët më të talentuar të historisë njerëzore. Teksa koha rrjedh shpejt dhe një ditë 32- vjeçarit do t’i duhet të largohet nga bota e futbollit, një shkencëtari i ra në mendje të klononte yllin e Barcelonës, sa është ende në kohë.
Specialisti i gjenetikës dhe kreu i Arkivës Erupiane të Gjeneve, Arcadi Navarro deklaroi se përmes teknologjisë së tanishme, njerëzimi është i gatshëm ta klonojë sulmuesin argjentinas të Barcelonës.
“Po, me teknologjinë që zotërojmë është e mundur që Messi të klonohet. Do të jetë njësoj sikur të kenë lindur dy binjakë vetëm se njëri ka ngrirë [mbetur ne vend] 20- 30 vite më parë.”
Por përpara se dikush të mallëngjehet më shpejt se ç'duhet, ju themi se ndonëse pamja dhe cilësitë fizike do të jenë identike, kloni duhet të ndjekë të njëjtën fazë zhvillimi dhe të mësuari njësoj si ylli i Barcelonës, në mënyrë që të fitojë aftësi të ngjashme.
“Personi do të ketë një potencial të ngjashëm, por cilësitë e Messi- t gëzojnë një komponenet gjenetik që bazohet edhe te edukimi i tij dhe ambjenti rrethues. Futbollisti nuk është ai që është thjesht prej gjeneve, por edhe prej trajtimeve dhe mënyrës së jetesës. Gjenentika na jep bazën, brumin, por është detyra jonë ta formësojmë.” shprehet Navarro.
E meqë jemi këtu s'do ishte keq të kishim dy Ronaldo:
një tjetër Johnny Depp
ndonjë Naomi Campbell sa për thyerje
tre- katër Gabriel Garko
pesë Kivanç Tatlitug
dhe bota do të ishte një vend më i mirë!
(Po, kjo listë ishte shumë sipërfaqësore!)