Showbiz

Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca në filmin e Bes Kallakut?

Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca në filmin e Bes Kallakut?

Pjesë e filmit “Falco” të Bes Kallakut, përpos aktorëve si Arben Derhemi, Albano Bogdo apo Olsi Bylyku, do të jenë edhe personazhe të njohur, si Bleona për shembull. U përfol nëpër media se në “Falco” do të luanin Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca. Mirëpo në një intervistë për “Edicioni Veror” në ABC News, Kallaku e mohoi një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë,” u shpreh ai. “Do të kisha dashur t’i kisha në film, patjetër. I kam kontaktuar të dy, sepse kur nisesh të bësh një projekt kontakton 10-15 [njerëz] dhe përpiqesh të gjesh kush është i lirë pasi tani është tepër e vështirë të koordinosh datat me secilin gjatë periudhës së verës.”

Besi zbuloi gjithashtu një pjesë të subjektit të “Falco”, një komedi që sipas tij “do të jetë komedia më e bukur shqiptare që është bërë që nga vitet ’90 e këtej.”

Ai tha se subjekti bazohet te Falco ose Skifteri – një personazh që jeton në Itali. Krejt papritur, pasi opozita dorëzon mandatet, Falcos i vjen njoftimi se i takon mandati i deputeti. “Është një parodizim i gjithë gjendjes aktuale, sociale dhe politike që po kalon Shqipëria.”

Përsa i përket vendeve, komedia është xhiruar në 15 qytete shqiptare dhe do të xhirohet edhe në 3 ose 4 qytete të Italisë.

 

REELS

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Blendi Fevziu and Luana Vjollca in Bes Kallak's film?

Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca në filmin e Bes Kallakut?

Part of Bes Kallaku's "Falco" movie, in addition to actors like Arben Derhemi, Albano Bogdo or Olsi Bylyku, will also be known characters, such as Bleona for example. It was rumored in the media that Blendi Fevziu and Luana Vjollca would play in Falco. But in an interview for ABC News' Summer Edition, Kallaku denied it.

"No it's not true," he said. “I would love to have them in the movie, definitely. I've contacted both because when you start a project you contact 10-15 [people] and try to find out who is free as it is now very difficult to coordinate dates with anyone during the summer. "

Besi also revealed part of the subject of "Falco", a comedy that "will be the most beautiful Albanian comedy that has been made since the '90s."

He said the subject is based on Falco or Hawk - a character living in Italy. Suddenly, after the opposition submits the mandates, Falcos is notified that the deputy's mandate belongs. "It is a parody of the whole current, social and political situation Albania is going through."

In terms of locations, the comedy has been filmed in 15 Albanian cities and will be filmed in 3 or 4 Italian cities.