
Kantautori Mentor Haziri u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4”, pa mbushur 24 orë në izolim.
Ai i shokoi jo pak njerëzit për ikjen e beftë, ndaj prej ditësh ka pasur spekulime dhe komente të ndryshme për arsyen e largimit. Sot, më 20 nëntor, Mentori ka bërë një reagim publik në Instastory, ku ka treguar se pse vendosi të heqë dorë nga gara.
Mentori, ndër të tjera, u shpreh se kishte një dhimbje të madhe për humbjejn e djalit të dajës, me të cilin kishte qenë shumë i afërt dhe pavarësisht se u mundua të mbante fjalën, sërish zemërthyerja ishte më e madhe sesa vendimi i tij.

Kantautori u kthye në banorin që ka qendruar më pak në këtë garë.