
Ashley Tisdale ka vendosur të flasë hapur. Aktorja ka sulmuar publikisht ish-grupin e saj “toksik” të nënave të famshme, ku bënin pjesë Hilary Duff, Meghan Trainor dhe Mandy Moore përmes një shkrimi të botuar në The Cut.
Ish-ylli i Disney Channel rrëfen se shpesh ndihej “jo mjaftueshëm cool”, pasi përjashtohej nga takimet dhe aktivitetet e grupit. Sipas saj, marrëdhëniea mes tyre ishte e mbushur me sjellje tipike të “vajzave të liga”, e ngjashme me shoqëritë lodhëse të gjimnazit.

Tisdale kujton një moment të vështirë emocional, kur një mbrëmje u gjend e vetme pasi kishte vënë vajzën në gjumë, duke pyetur veten se çfarë po bënte “gabim” që po ndihej e lënë jashtë grupit.
Aktorja tregoi se në një moment vendosi t’i shkruante grupit:
“Kjo është shumë si gjimnaz për mua dhe nuk dua të jem më pjesë e kësaj.”
Ajo vendosi të ndërpresë marrëdhëniet, pasi miqësia me to nuk ishte më e shëndetshme për të.
Ashley Tisdale, e cila është nënë e dy vajzave, ka folur edhe më herët për këtë distancim, i cili e kishte bërë të ndihej keq shpeshherë.
Ajo tha se ekzistonin grupe mesazhesh ku jo të gjithë përfshiheshin, madje shpeshherë mësonte që "mikeshat" e saj kishindalë përmes fotove që hidhnin në instagram, ndërkohë që atë nuk e kishin ftuar.

Megjithëse nuk i ka përmendur emrat drejtpërdrejt në asnjë rast, Tisdale nuk i ndjek më në Instagram Hilary Duff dhe Mandy Moore, ndërsa vazhdon të ndjekë Meghan Trainor.
Ky grup, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes ndër vite. Hilary Duff ka folur më parë me superlativa për lidhjen e ngushtë mes tyre, duke thënë se ajo që i bashkon është dashuria për fëmijët, përtej famës dhe karrierës.