Metropolitan

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot
Foto: Brigitte Bradot/ FilmPublicityArchive/United Archives via Getty

Brigitte Bardot, aktorja legjendare franceze dhe aktiviste e njohur për të drejtat e kafshëve, u nda nga jeta më 28 dhjetor në moshën 91-vjeçare, në shtëpinë e saj La Madrague në Saint-Tropez, Francë.

Bashkëshorti i saj, Bernard d’Ormale, ka bërë të ditur se Bardot ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale para vdekjes. Ajo gjithashtu vuante nga dhimbje të forta të shpinës. Sipas tij, ajo ndërroi jetë qetësisht.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot
Brigitte Bardot dhe bashkëshorti i saj Bernard d'Ormale

Në një intervistë për revistën Paris Match, Bernard d’Ormale tregoi se nuk iu nda asnjëherë bashkëshortes gjatë ditëve të fundit të jetës së saj dhe se ajo ishte e rrethuar nga kujdes mjekësor diskret. Ai përshkroi me emocione momentet e fundit, duke thënë se në fytyrën e saj u shfaq një paqe e thellë dhe se dukej sërish e bukur, ashtu si në rininë e saj.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot

Fondacioni Brigitte Bardot konfirmoi vdekjen e saj më 28 dhjetor, duke e përshkruar atë si një artiste botërore që hoqi dorë nga karriera e famshme për t’ia kushtuar jetën mbrojtjes së kafshëve.

Ceremonia mortore u mbajt në mënyrë private në kishën Notre-Dame-de-l’Assomption në Saint-Tropez, ndërsa varrimi u zhvillua në rrethana tepër private, në një varrezë me pamje nga Deti Mesdhe.

Brigitte Bardot mbetet një figurë ikonike e kinemasë franceze, e bërë e famshme ndërkombëtarisht nga filmi "And God Created Woman" (1956). Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 1973 dhe në vitin 1986 themeloi Fondacionin Brigitte Bardot për Mbrojtjen e Kafshëve.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot

Megjithëse la pas një trashëgimi artistike të jashtëzakonshme, vitet e fundit të jetës së saj u shoqëruan edhe me polemika për deklarata të diskutueshme, si dhe me rrëfime të hapura për betejat e saj me shëndetin mendor.

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Brigitte Bardot's cause of death revealed

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot
Photo: Brigitte Bradot/FilmPublicityArchive/United Archives via Getty

Brigitte Bardot, the legendary French actress and renowned animal rights activist, passed away on December 28 at the age of 91, at her home La Madrague in Saint-Tropez, France.

Her husband, Bernard d'Ormale, said Bardot had been diagnosed with cancer and had undergone two surgeries before her death. She also suffered from severe back pain. According to him, she passed away peacefully.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot
Brigitte Bardot and her husband Bernard d'Ormale

In an interview with Paris Match magazine, Bernard d'Ormale revealed that he was never separated from his wife during the last days of her life and that she was surrounded by discreet medical care. He described her final moments with emotion, saying that a deep peace appeared on her face and that she looked beautiful again, just like in her youth.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot

The Brigitte Bardot Foundation confirmed her death on December 28, describing her as a world-class artist who gave up her famous career to dedicate her life to animal protection.

The funeral ceremony was held privately at the Notre-Dame-de-l'Assomption church in Saint-Tropez, while the burial took place in extremely private circumstances, in a cemetery overlooking the Mediterranean Sea.

Brigitte Bardot remains an iconic figure of French cinema, made internationally famous by the film "And God Created Woman" (1956). She retired from acting in 1973 and in 1986 founded the Brigitte Bardot Foundation for the Protection of Animals.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot

Although she left behind an extraordinary artistic legacy, the last years of her life were also accompanied by controversy over controversial statements, as well as open accounts of her struggles with mental health.