Pushteti

Donald Trump thotë se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, por me një kusht

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2020

Donald Trump thotë se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë,

Deri më tani, Donald Trump ka zgjedhur të shkojë kundër traditës së zakonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zgjedhur të mos pranojë humbjen dhe të pretendojë për mashtrim votash dhe nisjen e një përpjekjeje ligjore për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në Pensilvani dhe Michigan. Por megjithatë, presidenti mund të pranojë humbjen, vetëm me një kusht.

I pyetur nga gazetarët nëse ai do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse votimi i Kolegjit Elektoral rezultonte kundër tij, Trump tha: “Sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë”, duke shtuar se: “Nëse e bëjnë, kanë bërë një gabim.” Sidoqoftë, Trump shtoi se do të ishte "një gjë shumë e vështirë për t’u pranuar”.

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale duke grumbulluar 306 vota të kolegjit elektoral, më tepër sesa 270 të nevojshme për t’u shpallur fitues, ndërkohë që Trump ka 232. Biden gjithashtu ka më shumë 6 milionë vota popullore më shumë se Trump.

Donald Trump thotë se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë,

Kolegji Elektoral pritet të mblidhet në 14 dhjetor kur zgjedhësit e emëruar të secilit shtet do të votojnë për presidentin. Votat do të numërohen zyrtarisht nga Kongresi në 6 janar. Ceremonia e përurimit të presidentit do të zhvillohet 2 javë pas numërimit të votave nga Kongresi.

Artikuj të rekomanduar:

Burimet: Associated Press, Guardian, Reuters