Celebrity

Nicki Minaj është zyrtarisht e martuar!

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2019

Nicki Minaj është zyrtarisht e martuar!

Më në fund, Nicki Minaj mund t’i referohet Kenneth “Zoo” Petty si bashkëshorti i saj, pa nisur thashetheme. Pasi e quajti bashkëshort për muaj me rradhë, reperja, 36 vjeçe, është tani zyrtarisht e martuar me Petty, 41.

Nicki bëri publik lajmin e lumtur të hënën përmes një videoje në Instagram ku tregonte filxhanë “Mr. dhe Mrs.” e kapele bejsbolli që ishin qëndisur me “Nusja” dhe “Dhëndrri.”

Pa e zgjatur shumë, Nicki shkruajti pak fjalë në përshkrim: “Onika Tanya Maraj-Petty 21.10.2019,” duke iu referuar emrit të saj të plotë dhe datës që çifti lidhi kurorë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Onika Tanya Maraj-Petty 10•21•19

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

Më 12 gusht, në një episod të Queen Radio, Nicki zbuloi se kishte aplikuar për një licencë martese dhe se do të martohej “për përafërsisht 80 ditë.”

“Duhet ta tërhiqnim dhe unë isha rrugëve. Kur u ktheva, duhej ta rinovonim sërish,” shpjegoi ajo. “Nga momenti i aplikimit, kemi 90 ditë kohë të martohemi. Aplikuam para një jave, kështu që na kanë mbetur 80 ditë.”

Edhe pse gjithçka u bë zyrtare, në jetën e saj, muzika ruajti prioritetin.

“Duhet të punoj me albumin e ri. Kam shumë gjëra në mendje dhe s’dua ta bëj tani dasmën,” tha ajo asokohe. “Do bëjmë një dasmë të madhe më vonë.”

Fansat janë shprehur të shqetësuar për të kaluarën kriminale të Kenneth Petty. Ju që s’jeni përditësuar mbi jetën romantike të Nicki-t, Nicki dhe Kenneth janë bashkë që prej dhjetorit. Sipas TMZ, Kenneth vuajti katër vjet dënim për përdhunim të shkallës së parë. nicki e mbroi publikisht dhe tha se ai ishte 15 vjeç asokohe, ndërsa vajza 16 dhe ishin të lidhur. Vite pas Kenneth fitoi lirinë, u burgos sërish për vrasje me paramendim.