Instagramming

Ermal Fejzullahu, baba për herë të 4-ët! Këngëtari na prezanton me vogëlushen

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2019

Ermal Fejzullahu, baba për herë të 4-ët! Këngëtari

Ermal Fejzullahu është bërë baba për herë të katërt! Mbrëmjen e djeshme, Ariana, bashkëshortja e këngëtarit solli në jetë pjesëtaren më të vogël të familjes, vajzën e quajtur Ana.

Lajmin, Ermali e ndau me ndjekësit e tij përmes një fotoje të postuar në Instastory.

Ermal Fejzullahu, baba për herë të 4-ët! Këngëtari

E porsalindura, e rrethuar me motrat dhe vëllain e saj. Ashtu siç bënë gjatë gjithë pritjes së ëmbël, dyshja nuk u kursye ta zbulonte portretin e bebushes, ndonëse është vetëm 1 ditëshe.

Ermal Fejzullahu, baba për herë të 4-ët! Këngëtari

Çifti kanë edhe tre fëmijë të tjerë, vajzat Buna dhe Era si dhe djalin, Arti.