Pas deklaratave të burimeve që flisnin në emër të tij, Liam Hemsworth vendosi t’i drejtohet personalisht publikut pas ndarjes nga Miley Cyrus.
Pak orë më parë, 29-vjeçari postoi në llogarinë e tij të Instagram-it këtë foto në përshkrimin e të cilës lexohej:
“Përshëndetje të gjithëve. Një sqarim i vogël për t’ju thënë se unë dhe Miley jemi ndarë së fundmi, por i uroj asaj shëndet dhe vetëm lumturi në vazhdim. Kjo është një çështje private dhe unë s’kam bërë dhe s’do të bëj asnjë koment për asnjë revistë apo media. Çdo burim që më referohet mua është gënjeshtër. Paqe dhe dashuri!”- shkruan Liam dhe komentet e fansave zemërthyer s’kanë vonuar.
View this post on Instagram
Mesazhi i tij i parë vjen pas postimit që Miley bëri pak ditë më parë rreth procesit të pashmangshëm të ndryshimeve.
Fansat janë ende të shokuar pas lajmit të ndarjes, për të cilën thuhet se shkak u bë këngëtarja.
Vetëm një ditë pasi ndarja u bë publike, Miley u fotografua duke u puthur me një vajzë që mendohet të jetë partnerja e saj e re. Ish-çifti u takua për herë të parë në 2009-ën gjatë xhirimeve të filmit, The Last Song për t’u fejuar në 2012 dhe për t’u ndarë një vit më vonë.
Ata u ribashkuan në 2015-ën, por duket se ndarja përfundimtare do të vinte pas 8 muajsh të martuar.