Nëse ndarja e Miley Cyrus nga Liam Hemsworth nuk mjaftoi, prisni se ka më. Miley u fotografua teksa puthej me ish të dashurën e Brody Jenner, Kaitlynn Carter në Liqenin Como. Përsërisim, Miley dhe Kaitlynn u fotografuan duke u puthur.
Në fotot e siguruara nga Entertainment Tonight, Miley dhe Kaitlynn bëjnë banjo dielli, përkëdhelen, puthen dhe rrinë pranë njëra-tjetrës në hotelin Il Sereno, ku po pushojnë bashkë me motrën e Miley-t, Brandi.
Dyshja poston foto bashkë prej ditësh dhe mesa duket, po kënaqen shumë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Kaitlynn dhe Brody – i cili është gjysmë-vëllai i Kylie dhe Kendall Jenner nga babai – njoftuan ndarjen e tyre para një jave. Ata u martuan qershorin e kaluar në Bali.
Sidoqoftë, këto foto nuk nënkuptojnë se Miley dhe Kaitlynn janë bashkë apo se njëra a tjetra pati dorë në dy ndarjet respektive.
Dhe nëse po pyesni veten mbi orientimin seksual të Miley-t, këngëtarja dhe aktorja është panseksuale. “Ajo që mendoj unë është kështu: Njerëzit bien në dashuri me njerëzit, jo me gjininë, jo me dukjen. Lidhja ime me dashurinë është në një nivel shpirtëror. Nuk ka të bëjë me seksualitetin. Marrëdhënia për mua nuk ka lidhje me gjininë apo seksin. Seksi dhe gjinia janë dy aspekte shumë të vogla, thuajse të parëndësishme,” tha ajo në një intervistë për Variety.