Siç mund ta keni dëgjuar rreth e rrotull, Miley dhe Liam janë ndarë. Përfundimisht! Për Liam-in, ky është një vendim i trishtë, por s’mund të themi të njëjtën gjë për këngëtaren, që duket se po jeton ditët më të mira krah vajzës që mendohet të jetë e dashura e re.
Pas deklaratës së ish-bashkëshortit, burime të reja për Us Weekly tani bëjnë me dije se ka qenë Miley Cyrus ajo që i ka dhënë fund martesës dhe se prej muajsh çifti nuk janë më bashkë.
Nuk dihet ende nëse shkak është romanca e re e Cyrus, Kaitlynn Carter, por sidoqoftë kjo s’përbën asnjë ndryshim në vendimin e marrë.
Miley dhe Liam i dhanë fund marrëdhënies pas 8 muajsh martesë dhe 10 vitesh lidhje. Sipas përfaqësuesit të saj, kjo erdhi pasi të dy janë gjithnjë në ndryshim e sipër dhe është momenti për t’u përkushtuar tek vetja dhe karriera.