KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Liam flet për herë të parë pas ndarjes nga Miley!

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2019

Liam Hemsworth ka folur për herë të parë pas lajmit shokues se ai dhe Miley janë ndarë. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti i këngëtares po shëtiste me vëllanë e tij, zëra për Daily Mail bëjnë me dije se ai vendosi të shprehej rreth kësaj teme, për ta mbyllur njëherë e mirë.

“Ju nuk mund ta kuptoni se si ndihesh. Thjesht s’dua të flas më rreth kësaj gjëje.”

Përpos kësaj deklarate, çfarë ishte tjetër e dukshme ishte trishtimi në pamjen e tij, ku dukej qartë se ish-partnerët po e përjetojnë ndarjen shumë ndryshe nga njëri-tjetri.

Lajmi se çifti i dha fund pas 10 vitesh lidhje dhe disa muaj martese u bë publik mbrëmjen e të shtunës. Nuk vonoi shumë, që Miley të fotografohej duke u puthur me Kaitlynn Carter, vajzën që mendohet të jetë e dashura e saj e re.

E gjithë situata e krijuar është një lëmsh i vërtet, por ç'do të ndodhë në vijim, mbetet për t'u parë!

MOS I HUMBISNI