Albano Bogdon e përfshiu e njëjta ndjesi që përfshin thuajse këdo që ka një profil publik sadopak të famshëm: ndjeu nevojën të fshinte nga ekzistenca çdo prezencë online. Nga këtu, rrjedhimisht, çoi nëpërmënd largimin nga ekrani dhe nga fama që i fal puna.
Sipas përshkrimit të videos së publikuar në Instagramin e tij, aktori i “Duplex” do të çlirohet. “Dua të jetoj i lirë. Nuk dua të jem skllav i parave apo i teknologjisë, aq më pak i famës, e cila është gjëja më e parëndësishme në jetë,” shkruan ai.
Ndërsa në video, thotë:
“Dua t’ju them diçka që me siguri që shumë prej jush s’ka pse t’u interesojë dhe jam e sigurt që s’do t’u interesojë, por unë do t’jua them gjithsesi. Që nga sot, kam vendosur t’i zhduk të gjitha rrjetet sociale dhe mjetet elektronike të komunikimit, përfshirë Facebook, Messenger, ËhatsApp, Instagram, internetin vetë. Madje do të fik dhe telefonin për një kohë shumë të gjatë. Kam vendosur të dal dhe ta jetoj jetën sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Nuk e di se çfarë do bëj. Do mendohem shumë për atë që do bëj dhe kur mendohem shumë zakonisht marr vendimin e duhur. Me siguri kam bindjen që do të dal në përfundimin se duhet të lë dhe ekranin se më lodh shumë. Gjithsesi, shumicën e jetës nuk kam qenë i famshëm, kam punuar kamarier. Mos u habisni nëse një ditë uleni të pini kafe në një bar dhe ua shërbej unë.”
View this post on Instagram
Profili i Albanos në Instagram ka 148 mijë ndjekës dhe videoja e sipërme është parë rreth 30 mijë herë në pak orë. Nga komentuesit e shumtë, disa i luten të mos largohet nga Instagrami e ekrani dhe disa mendojnë se thjesht po bën shaka.