Celebrity

Mos Nicki Minaj zbuloi me stil se është shtatzënë?

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2019

Mos Nicki Minaj zbuloi me stil se është shtatzënë?

Fansat janë të bindur se Nicki Minaj është shtatzënë. E gjitha nisi pas publikimit të këngës “Zanies and Fools” në bashkëpunim me Chance The Rapper, ku ndër të tjera, Nicki shprehet se “është e fejuar” dhe “pret një fëmijë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

“Ai është Clyde për Bonnie-n, gati të eci në altar dhe të bëhem mami,” thotë ajo. “Oh, mbaj mend kur qaja, ‘Pse mua?’/ Tani nuk do ta shkëmbeja jetën time për Armani,” vazhdon më tej.

Përfaqësues të Nicki-t nuk i kanë komentuar thashethemet, por ndjekësit në Twitter pothuajse janë të bindur se është shtatzënë.

Nuk është hera e parë që përflitet se Nicki Minaj dhe i dashuri i saj do të martohen, pasi në dhjetor të 2018-s, TMZ raportoi se së shpejti reperja do të kurorëzojë historinë e dashurisë në martesë. Mesa duket gjërat mes çiftit kanë avancuar pasi qe vetë Nicki ajo që foli për herë të parë në lidhje me martesën.

Mos Nicki Minaj zbuloi me stil se është shtatzënë?

Në një nga episodet e programit të saj radiofonik, Queen Radio, zbuloi se do të martohet me të dashurin e saj, Kenneth Petty. “E morëm lejen për t’u martuar. Mendoj se kam gjithë ç’kam kërkuar – lumturi” u shpreh ajo. “Ishte kaq e vështirë të gjeja dikë që të më bënte të lumtur. Tani që e kam, nuk dua ta humbas.”

Përsa i përket bashkëshortit të ardhshëm të Nicki-t, 40-vjeçari u bë i njohur pasi u lidh me reperen amerikane. Thuhet se ai ka lënë përgjysmë gjimnazin dhe nuk ka asnjë detaj online në lidhje me edukimin e tij.

Kenneth është akuzuar për përdhunim të mbetur në tentativë. Ngjarja daton në kohën kur ai ishte 15 vjeç, saktësisht në vitin 1995. Asokohe, Kenneth tentoi të përdhunonte një moshatare të tij duke përdorur një objekt të mprehtë si kërcënim.

"Ai ishte 15 vjeç atë kohë, ajo 16...në një lidhje. Boll internet, ju s'mund ta shkatërroni jetën time,” është shprehur më parë Nicki. Reagimi erdhi pas komenteve të ashpra të njerëzve në rrjetet sociale.

Po kështu, diku në vitet 2000, Kenneth Petty u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe qëndroi shtatë vite në burg.

Burime pranë dyshes kanë bërë me dije se çifti kanë qenë bashkë që nga koha kur ishin fare të rinj dhe ky rikthim i tij e ka bërë Nicki-n më të lumtur se kurrë.