Anabel Picks

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2019

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

Në listën e bashkëpunimeve të mundshme mes artistëve shqiptarë, suprizë ishte projekti i përbashkët i Elvana Gjatës dhe Capital T. Me tekst të vetë Elvanës dhe reperit si edhe beats nga BO Beatz dhe Cano, kënga “Fustani” u kthye brenda pak orësh në një nga hitet e verës.

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

Në videoklipin e realizuar nga regjisori turk Emir Khalilzadeh, Elvana shfaqet fillimisht me krahët e shqiponjës në kokë, për t’ia lënë vendin një tjetër veshjeje.

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

Siç mund ta shihni, këngëtarja zgjodhi një fustan që zbulon shpinën dhe dekoltenë, i bërë i gjithi me zinxhirë me gurë vezullues. Ai vjen i shoqëruar në stil dhe detaje me aksesorët e flokëve. Si gjithmonë, nga i besuari i Elvanës për të gjitha veshjet e eventeve dhe projekteve të ndryshme – Valdrin Sahiti.

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

Në po të njëjtin vend, Elvana shfaqet e veshur me një fustan të fryrë, në ngjyrë portokalli me shkëlqim metalik

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

dhe me një tjetër, krejtësisht të bardhë dhe të çarë në njërën anë.

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

“E shkrova këtë këngë duke u frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit,” shkruan këngëtarja në Instagram krahas fotos ku shfaqet me fustanin në ngjyrë ari, pjesë e koleksionit Valdrin Sahiti Vintage.

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit

Elvana e kall me fustanet e Valdrin Sahitit