Bota

Pashkë të përgjakura: Sulmet në kisha dhe hotele i marrin jetën 137 njerëzve!

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2019

Pashkë të përgjakura: Sulmet në kisha dhe hotele i marrin

Të paktën 137 njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur, pas sulmeve në disa hotele dhe kisha të Sri Lanka-s. Sipas autoriteteve, në prag të Pashkëve ka patur deri në 6 shpërthime në 3 kisha të vendit, me qëllim për të shkatërruar shërbimet kishtare që bëhen ditën e sotme.

Pashkë të përgjakura: Sulmet në kisha dhe hotele i marrin

Në mesin e viktimave, mësohet të ketë pasur edhe turistë që ndodheshin aty për të festuar Pashkët, një prej eventeve më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Përpos kishave, janë sulmuar edhe 3 hotele me pesë yje. Numri i të plagosurve deri më tani ka arritur në 500, ndërsa autoritetet e vendit i bëjnë thirrje njerëzve të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Pashkë të përgjakura: Sulmet në kisha dhe hotele i marrin

Askush s’e priste një tragjedi të kësaj përmasave dhe i gjithë vendi ishte përgatitur për lutjet e të dielës në mëngjes. E gjithë kjo ka qenë e mirë planifikuar, por hetuesit thonë se është ende herët për të treguar kush fshihet pas sulmeve të përgjakura.

Burimi: BBC