Modelja e preferuar e Rihanna-s ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë menjëherë pasi ka sfiluar për "Savage x Fenty", linja e të brenshmeve nga Rihanna.
22- vjeçarja Slick Woods pasi ka ecur në pasarelë ka kërkuar menjëherë ndihmën e stafit mjekësor dhe është shoqëruar më pas për në spital ku ka sjellë në jetë djalin e saj.
Slick e ka quajtur vogëlushin e sapolindur Saphir, pasi ky është guri i çmuar që përkon me datën e tij të lindjes.
Modelja dhe partneri i saj Adonis Bosso e bënë publik lajmin se do bëheshin prindër në muajin mars.