
Moderatorja Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga ekrani pas 7 vitesh në televizion. Në përfundim të sezonit të fundit të “E Diell” në Top Channel, ajo publikoi një postim në Instagram ku shkroi:
"7 vite në ekran…
Edhe sot më kujtohet dita e parë kur e nisa këtë rrugëtim. Isha një vajzë që nuk e kishte aspak në plan televizionin. Ajo që më shtynte ishte dashuria për të bukurën dhe për kreativitetin. Dhe pikërisht aty nisi gjithçka, me disa kuti që fshihnin metoda të pazakonta për të përdorur gjërat ndryshe nga ç’mund t’i imagjinonim zakonisht.
Më pas erdhën projekte të tjera. E them me zemër të plotë: jam krenare për gjithçka që kam arritur, për sukseset e çdo faze, për rritjen dhe për përvojat që më kanë formuar."
Në vijim, Argjira shprehu mirënjohje dhe lajmëroi se do ta shohim në projekte të reja:
"Pas 7 viteve, ndiej se ka ardhur momenti për të bërë disa hapa të rinj, larg asaj që jeni mësuar të shihni prej meje deri më sot.
Kështu, dua t’ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.
Jam e lumtur. Jam mirënjohëse. Faleminderit nga zemra publikut që më deshi, më rriti dhe më bëri këtë që jam sot. Faleminderit familjes time të dytë 'E diell'.
Shpresoj që shumë shpejt të shihemi sërish, në projekte të reja, ndoshta ndryshe, por gjithmonë me të njëjtën dashuri."
View this post on Instagram