Showbiz

Arbana, është momenti të heqësh dorë nga skenaret e “Big Brother”!

Arbana, është momenti të heqësh dorë nga skenaret e

Si për bekim e mallkim, mua s’para më dalin shumë postime nga shoëbiz-i shqiptar në rrjetet sociale, por një mike më dërgoi një video nga podkasti i Arbana Osmanit, në të cilin kishte ftuar Zhaklin Lekatarin, Inida Gjata Kruzin (a.k.a) Zhakun dhe Arjan Konomin, u nxirte para ca foto VIP-ash shqiptarë dhe ata nuk hezitonin të ishin të hidhur dhe të flisnin me përçmim për ta.
 
Duke nisur që nga Egla Ceno, Florjan Binaj, Ori Nebijaj e të tjerë persona që as nuk ishin prezentë në studio, Arbana, me një buzëqeshje të padeshifrueshme vijonte të tregonte fotot dhe të ftuarit, vijonin të flisnin me përçmim dhe nuk hezitonin të talleshin me përgjigjet e njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirëmbrëma Yje (@mirembremayje)


Për shembull, për Orin, Inida, u shpreh: "Ka bërë operacione", ndërsa Arjani u shpreh se është "pak oportuniste" dhe theksoi se "kur i njeh mirë, të vijnë 20 mendime". Sa i përket Albana Osmanit, Inida nuk hezitoi të thoshte "hajvan(us)" dhe më tej, "burrneshë", referuar debatit të famshëm në studion e Fevziut. Sa i përket Eglës, Inida tha prerazi "idiote komplet", ndërsa Arjani, që nuk e njihte (ok Mariah Carey). 

Kjo, sigurisht më la hije shumë të hidhur. Me ç’lexova dhe në komente, nuk isha e vetmja që përjetova këtë ndjesi! Sepse e para, që kur në një podkast sjellim një vibe të tillë, kaq negativ? E dyta, më e rëndësishmja: Si Arbana e koncepton edhe këtë projekt si një “Big Brother”? Me intriga, ofendime, sulme deri diku personale dhe me një qasje superioriteti ndaj “inferiorëve” që vijojnë të gjallojnë nëpër media.

 
Arbana, me atë nënqeshjen e saj nuk reagonte, por e shijonte deri diku çdo përgjigje cinike, të dhënë në mënyrë dashakeqëse dhe pa asnjë kripë e karar dhe pikërisht kjo më bëri të përjetoj një ndjesi të re për të. Një transformim, por për fat të keq, negativ. Ky regres në mendimin tim për moderatoren është ndërtuar prej kohësh, veçanërisht në intervistën me Ben Blushin, ku u bë një sfidë tipike “measuring d*cks”, por kulmoi në këtë episod të ri, ku personazhe publikë u shanë dhe u përgojuan pa asnjë elegancë, madje as kunjë dhe humor.
 
Se eleganca, ironia dhe humori janë në fund të ditës, tipare të njerëzve inteligjentë dhe që s’e kanë me të keq komentin e tyre, por në rastin e katër njerëzve në një podkast që me vite dritë larg më transmetoi një këshill ndrikullash ku u fol për gjithçka përpos lirisë (siç Arbana e tha vetë në teaser). Liri nuk është të ofendosh kolegët. Nuk është të thuash as atë që “mendon” në trajtën e fyerjes, pasi në këtë rast, një vijë e hollë e ndan sinqeritetin nga dashakeqësia. Më vjen keq ta pranoj, por në këtë podkast kutërbonte aromë intrige dhe dashakeqësie.
 
Andaj, unë e di që s'jam ndonjë njeri me ndikim për të dhënë mend dhe zakonisht, as nuk e bëj diçka të tillë, por meqë kemi të bëjmë me një podkast goxha të ndjekur dhe një qasje që na serviret në platforma të ndryshme, dua të them se ndoshta Arbanës duhet t’i ndahet shpirti nga “Big Brother-i” dhe të vijojë të qëndrojë me epokën e saj të ndritur, e cila mund të përkojë me të tjera vlera e koncepte, që publiku të mos harrojë se pse e ka dashur që në krye të herës.
 
Me thënë të drejtën, ndërkohë që shkruaj këtë artikull si përrua ndërgjegjeje, më vjen ndërmend një shprehje që e kam shumë qejf dhe i trembem në të njëjtën kohë: “Sa më lart mendojmë se ngjitemi, aq më keq i thyejmë turinjtë”, ndaj publiku të ngjit lart e më lart, të do, të admiron, të mbështet, solidarizohet me ty, por kur i vjen në majë të hundës me arrogancën dhe mungesën e empatisë dhe profesionalizmit, të braktis dhe të jep një shpullë aq të fortë, sa ta kuptosh se cili është në të vërtetë realiteti.

- Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga Anxhela Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Arbana, it's time to give up on the "Big Brother" scenarios!

Arbana, është momenti të heqësh dorë nga skenaret e

As a blessing and a curse, I don't see many posts from Albanian showbiz on social media, but a friend sent me a video from Arbana Osmani's podcast, in which she had invited Zhaklin Lekatarin, Inida Gjata Kruzin (aka) Zhakun and Arjan Konomi, she showed some photos of Albanian VIPs in front of them and they didn't hesitate to be bitter and speak disparagingly about them.
 
Starting with Egla Ceno, Florjan Binaj, Ori Nebijaj and other people who weren't even present in the studio, Arbana, with an indecipherable smile, continued to show the photos and the guests, continued to speak disparagingly and didn't hesitate to make fun of each other's answers.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirëmbëma Yje (@mirebremayje)


For example, about Orin, Inida said: "He has had surgeries," while Arjani said that he is "a bit opportunistic" and emphasized that "when you know him well, 20 opinions come to mind." As for Albana Osmani, Inida did not hesitate to say "hajvan(us)" and further, "burrneshë", referring to the famous debate in Fevziu's studio. As for Egla, Inida emphatically said "complete idiot," while Arjani, who did not know her (ok Mariah Carey). 

This, of course, left a very bitter impression on me. From what I read and in the comments, I was not the only one who experienced this feeling! Because first, since when do we bring such a vibe to a podcast, so negative? Second, most importantly: How does Arbana also conceive of this project as a "Big Brother"? With intrigues, insults, somewhat personal attacks and with an approach of superiority towards the "inferiors" that continue to live on in the media.

 
Arbana, with that smirk of hers, did not react, but rather enjoyed every cynical response, given in a malicious manner and without any salt or sugar, and this is precisely what made me experience a new feeling for her. A transformation, but unfortunately, negative. This regression in my opinion of the moderator has been building for a long time, especially in the interview with Ben Blushi, where a typical "measuring d*cks" challenge was made , but it culminated in this new episode, where public figures were insulted and slandered without any elegance, not even a pin and humor.
 
That elegance, irony and humor are, at the end of the day, traits of intelligent people and who do not have their comment wrong, but in the case of four people on a podcast that, light years away, broadcasted a godfather's council where everything was talked about except freedom (as Arbana herself said in the teaser). Freedom is not about offending colleagues. It's not even saying what you "think" in the form of an insult, because in this case, a thin line separates sincerity from malice. I'm sorry to admit it, but this podcast reeked of intrigue and malice.
 
So, I know I'm not an influential person to give advice and I usually don't do something like that, but since we're dealing with a pretty popular podcast and an approach that is served to us on different platforms, I want to say that maybe Arbana should separate her soul from "Big Brother" and continue to stay with her enlightened era, which may coincide with other values ​​and concepts, so that the public doesn't forget why they loved her from the beginning.
 
To be honest, as I write this article as a stream of consciousness, an expression comes to mind that I really like and fear at the same time: "The higher we think we're climbing, the worse we break our ankles." So the public lifts you higher and higher, loves you, admires you, supports you, stands in solidarity with you, but when it gets to the point of your arrogance and lack of empathy and professionalism, it abandons you and gives you a slap so hard that you realize what reality really is.

- This article is a personal opinion, written by Anxhela Shehu, contributing editor at Anabel Media.