Viti 2020 ka qënë një vit ndryshe për Lili Reinhart pasi i dha fund marrëdhënies së komplikuar me yllin e “Riverdale”, Cole Sprouse. Në qershor, Lili deklaroi për ndjekësit se është biseksuale.
“Ndonëse nuk e kam thënë kurrë publikisht, jam një grua krenare biseksuale,” shkroi ajo duke promovuar protestën e LGBTQ+ gjatë trazirave në Amerikë për #BlackLivesMatter. “Do t’i bashkohem kësaj proteste. Ejani edhe ju”.
Kanë kaluar dy muaj që prej deklaratës dhe së fundmi, aktorja u shpreh se “e ka ditur gjithmonë që pëlqente edhe gratë edhe burrat”. Në një intervistë për revistën Flaunt (via Elle), Lili shpjegoi se e dinte që pëlqente edhe vajzat, përveç djemve, që në moshë fare të re.
“Mendoja se duke qenë në një marrëdhënie jashtëzakonisht të njohur heteroseksuale, mendoja se nëse do të deklaroja të vërtetën, mediat dhe njerëzit do të më fajësonin se po përpiqesha të tërhiqja vëmendjen. S’ka qenë ky qëllimi im.”
Më pas shtoi:
“Për miqtë, njerëzit e afërt dhe familjen time, biseksualitetin nuk e kam mbajtur sekret.”
Vendimi për të folur publikisht nuk pati lidhje me ndarjen nga Cole. Sipas E!, ata u ndanë pas vendimit për t’u karantinuar larg njëri-tjetrit dhe sepse e dinin që marrëdhënia nuk do të funksiononte në distancë.
“Të dy nuk janë të interesuar të njihen me njerëz të tjerë. Po shfrytëzojnë kohën për t’u qetësuar dhe për t'u përqëndruar te vetja,” tha një burim për E!.