Lutuni për të gjorët që punojnë në zyrën e shtypit të Kensington Palace, sepse Thomas Markle sapo dha një tjetër intervistë ~bombastike~ për të bijën, Meghan Markle dhe Princ Harry-n. Kësaj here, Thomas tha se i mbylli telefonin papritur Harry-t pasi u bë publik skandali me fotot e paparacëve.
Mesa duket, Harry telefoni Thomas-in për ta pyetur nëse i kishte stisur fotot dhe Thomas e mohoi. Më pas, u mor vesh se Thomas kishte bashkëpunuar vërtet me paparacët për të përfituara para nga shitja e fotove. Harry tha “nëse do të më kishe dëgjuar mua, kjo s’do të kishte ndodhur”, ose në fjalë të tjera “të thashë!” Natyrisht, Thomas-it s’iu bë qejfi.
Babai i nevrikosur foli për Daily Mail dhe tregoi se i tha Harry-t: “Ndoshta do të ishte më mirë për ju sikur të vdisja... që të shtireni sikur jeni të trishtuar.” Gjithashtu, tha se u mërzit nga telefonata dhe i dha fund papritur. “Pastaj ia mbylla.”
Ecim para disa muaj në ditët e sotme. Thomas thotë se Harry kishte absolutisht të drejtë dhe se s’i mban mëri. “S’jam i mërzitur me Harry-n. S’jam i mërzitur me Meghan-in. i dua të dy. U uroj gjithë të mirat,” shpjegoi ai. “Për sa i përket gjithë të tjerave, varja, s’merrem më.”
Sigurisht, patjetër.