Lifestyle

A mund të 'stërviten' këmbët për të mbajtur taka të larta?

A mund të 'stërviten' këmbët për të
FOTO: Getty | Jose Perez/Bauer-Griffin / Contributor

Përgjigja e shkurtër është: Ndoshta jo! Sipas përcaktimit të profesionistëve, mbajtja e takave të larta i vendos këmbët dhe kyçet në një pozicion anatomik të parehatshëm dhe kjo sjell një seri pasojash për të gjitha gocat.

Sidney Weiser, podiatre dhe themeluese e qendrës “Quality Podiatry” thotë se ka disa aspekte që duhet të merren parasysh nëse doni të mbani taka për disa orë rresht.

Sepse këpucët me këtë lloj take bëjnë që thembra të krijojë presion të panevojshëm në pjesën e përparme dhe kyçin e këmbës, duke rritur paqëndrueshmërinë, por edhe shanset për një lëndim të mundshëm. Për shkak të parehatisë në të cilën takat detyrojnë këmbët të pozicionohen, nuk ka shumë gjasa që ato të stërviten para se t'i vishni.

Një studim i këtij viti në revistën “Scientific Reports” zbuloi se takat bëhen vërtet të dhimbshme kur janë më të larta se 7.5 centimetra dhe vishen më shumë se tre orë e gjysmë.

Çdo shtim me 1.3 centimetra në lartësinë e takave ose dy orë më tepër nga koha normale çon në një dhimbje të shtuar të shputës së këmbëve.

A është e shëndetshme të mbani taka çdo ditë?

“Të vendosësh këmbën në një pozicion të panatyrshëm për një periudhë të gjatë kohore nuk është e shëndetshme,” thotë mjekja Weiser.

“Këpucët me takë të lartë ushtrojnë më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës dhe kjo ndikon në krijimin e kallove, rritje e presionin të gjakut te gishtat e këmbëve, krijimin e masave të forta dhe të dhimbshme etj.”

Veshja e takave të larta çdo ditë mund të rrisë gjithashtu rrezikun e çekuilibrit të muskujve, ndrydhjeve të kyçit të këmbës dhe ënjtjes së nervave. Por, pse? Takat e larta natyrshëm bëjnë më shumë presion mbi pjesën e parme të këmbës, duke mbingarkuar nyjet dhe duke çuar në dhimbje dhe irritim.

Një studim në revistën “BMC Public Health” zbuloi se takat përkeqësojnë natyrshëm ekuilibrin tuaj, duke çuar deri në ndryshime biomekanike në ijë, gju, këmbë dhe kyçin e këmbës, madje edhe në devijim të kësaj të fundit.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Pop Sugar

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Can feet be prepared to wear high heels?

A mund të 'stërviten' këmbët për të
PHOTO: Getty | Jose Perez/Bauer-Griffin / Contributor

The short answer is: Probably not! According to professionals, wearing high heels places the feet and ankles in an improper anatomical position, and this brings a series of consequences for all women. Sidney Weiser, a podiatrist and founder of the Quality Podiatry Center, says there are a few things to consider if you want to wear heels for hours at a time.

Because shoes with this type of heel cause the heel to put unnecessary pressure on the forefoot and ankle, increasing the instability of the ankle and heel, but also increasing the chances of a possible injury. Due to the instability in which heels force the feet to position themselves, there is no chance that they will get a workout before wearing your favorite heels.

A study this year in the journal "Scientific Reports" found that heels become really painful when they are higher than 7.5 centimeters and worn for more than three and a half hours. Each increase of 1.3 centimeters in heel height or two hours more leads to increased plantar pain.

Is it healthy to wear heels every day?

"Putting your foot in an unnatural position for a long period of time is not healthy," says Dr. Weiser. "High-heeled shoes exert more pressure on the front of the foot and this affects the creation of calluses, increased blood pressure in the toes, the creation of hard and painful masses, etc."

Wearing high heels every day can also increase the risk of muscle imbalances, ankle sprains and nerve swelling. But why? High heels naturally put more pressure on the forefoot, overloading the joints and leading to pain and inflammation.

A study in the journal "BMC Public Health" found that heels naturally worsen your balance, leading to biomechanical changes in the hip, knee, foot and ankle, and even dislocation of the latter.

Suggested Articles: 

 

Source: Pop Sugar