
Nuk është gjithmonë e lehtë për burrat të shprehin dashurinë. Ndoshta sepse që të vegjël janë mësuar të mos jenë shumë emocionalë, ose për shkak të pritshmërive shoqërore që u imponohen. Shumë djem rriten duke shmangur emocione si trishtimin, përqafimet e afeksionin fizik, apo të flasin për ndjenjat e tyre.
Por nëse di të lexosh shenjat, nuk do ta vësh më kurrë në dyshim dashurinë e tij.
Sigurisht, ndonjëherë mund të jetë zhgënjyese apo e dhimbshme për partneren kur nuk merr gjeste të mëdha romantike, disa gra kanë nevojë për këtë. Por sipas ekspertes së martesave, Lotoya, ekzistojnë katër shenja që tregojnë se një burrë është thellësisht i dashuruar, thjesht ti mund të mos i kesh vënë re ende.
1. Ai merr vendime duke të pasur edhe ty në mendje
"Ai nuk sillet si dikush që është beqar," – thotë Lotoya.
Në çdo vendim që merr, qoftë i madh apo i vogël, ai konsultohet me ty, planifikon me ty dhe të përfshin në çdo hap.
“Edhe zgjedhjet më të vogla duket sikur i bën me ty në mendje,” shton ajo.
2. Ai vendos paqen mbi egon
"Nuk do të debatojë me ty për gjëra të kota," – thotë Lotoya.
Në vend që të reagojë në mënyrë impulsive, ai tërhiqet, reflekton dhe kthehet tek ti me qëllim të qartë, jo për të fituar debatin, por për të kuptuar.
Një studim i vitit 2024 tregoi se pushimet gjatë debatit, qofshin të detyruara apo vullnetare, ndihmojnë në uljen e tensioneve. Kështu që, nëse ai merr pak kohë për të qetësuar veten para se të flasë me ty, mos e merr si injorim, por si një shenjë respekti dhe kujdesi.
3. Ai është emocionalisht i qëndrueshëm
"Ai nuk zhduket, nuk të lë me dilema, nuk luan lojëra," – thotë Lotoya.
Kur një burrë është realisht i përfshirë, mënyra se si flet me ty, si të prek dhe si është i pranishëm mbetet njësoj, edhe kur ka ditë të vështira.
Sipas filozofit Aaron Ben-Zeév, qëndrueshmëria emocionale është thelbësore në një marrëdhënie. Kur dikush është i paparashikueshëm apo i ftohtë herë pas here, kjo sjell ankth dhe pasiguri. Por qëndrueshmëria ndërton besim dhe kjo është ajo që ndihmon një lidhje të zgjasë.
4. Ai sakrifikon për ty, por pa ta përmendur më vonë
"Ai sigurohet që ti të ndihesh mirë," – thotë Lotoya.
Ai bën gjithçka që mundet për ty dhe nuk ta përmend si borxh.
Një studim i vitit 1997 tregoi se gatishmëria për të sakrifikuar në një marrëdhënie lidhet me një marrëdhënie më të fortë, kënaqësi më të madhe dhe përfshirje emocionale më të thellë.
Pra, kur një burrë bën sakrifica për ty pa të kujtuar çdo gjë që ka bërë, është një nga shenjat më të qarta të dashurisë së tij.
Ndonjëherë, burrat e tregojnë dashurinë në mënyra që nuk janë të zëshme apo të dukshme në fillim. Prandaj është kaq e rëndësishme të dimë si t’i lexojmë ato gjeste të heshtura, që shpesh flasin më shumë se fjalët.
Sepse gjëja më e keqe që mund të ndodhë, është të humbasësh dikë që të do vërtet, thjesht sepse nuk e ke kuptuar si e shprehte dashurinë e tij.