Kayla Itsines është trajnerja e fitness-it më e njohur në Instagram me afërsisht 4.6 milionë ndjekës. Ajo tashmë po ndihmon femra nga e gjithë bota për të përmirësuar shëndetin dhe eksperiencën e tyre me fitness-in. Planet e saj për klientet janë të personalizuara, por në vija të përgjithshme janë njësoj. Mw poshtë janë 3 nga mësimet më të mëdha që duhet të dini:
-Sekreti i të ushqyerit? “Unë ha çdo lloj ushqimi, e cila është gjëja që dua në lidhje me të qenurit i shëndetshëm. Mua më pëlqen të ha ushqime të gatuara nga unë sepse ato funksionojnë për mua dhe trupin tim. Kështu unë ju këshilloj të ndjeni trupin tuaj për të dalluar se çfarë ju bën të ndiheni mire”.
1-Ajo ka ndarë për ndjekësit e saj edhe menunë e saj ditore.
“Mëngjesi: Dy feta tost, vezë, spinaq dhe domate. Nëse kam kohë shtoj dhe avokado.
Drekë: Një nga sallatërat e mia të preferuara e cila bëhet me ton, borzilok, mente, kastravec dhe domate të vogëla. Unë sigurohem që të ketë karbohidrate në ushqimin tim.
Darkë: Ushqim deti me piper dhe rigon, patate të ëmbël dhe sallatë jeshile.
Midis vakteve përqëndrohem tek frutat, caji jeshil.”
2-Sipas saj është i rëndësishëm motivimi. Ndarja e eksperiencave pozitive në rrjetet sociale dhe komunikimi mes njerëzve që kanë të njëjtin problem, mënyra se si ndihen nga ushtrimet e rregullta dhe jeta e shëndetshme. Trupi im ndikon në humorin tim, në gjumin dhe vetëvlerësimin.
3- Kayla tha se ka shumë keqkuptime më të mëdha për humbjen në peshë lidhen me stilin e jetesës. Shumë njerëz janë nën iluzionin e ushtrimeve dy herë dita, shtatë ditë të javës dhe të peshuarit të gjithë ushqimeve për të arritur rezultate. Për femrat është e vështirë të mbajnë një stil të tillë jetese. Misioni im është të dallojë që në fillim këto keqkuptime dhe t’u sigurojë femrave mjetet për t’u ndjerë e lumtur, e shëndetshme dhe me vetëbesim për një kohë të gjatë.
Burimi: Observer; Përshtati: Klarida Bregaj