Gjatë komunikimit të masave të reja nga Komiteti i Ekspertëve, u tha gjithashtu se duke nisur nga 6 shtatori, të gjithë ata që duan të hyjnë në vend, duhet të plotësojnë paraprakisht disa kritere. Pak më parë, kryeministri Rama postoi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale, rregullat e reja për çdo qytetar që do të udhëtojë drejt Shqipërisë.
Nga data 6 shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte:
1.Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku të paktën nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën 2 javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Në njoftimin e publikuar, specifikohet se fëmijët deri në 6-vjeç nuk do t'i nënshtrohen këtyre rregullave. Përsa i përket qytetarëve shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë asnjë nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të testohen në fund të periudhës së izolimit.
Masat e tjera anti-Covid i gjeni këtu: