Anabelizim

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

Larg qoftë, por në rast se biblioteka e shtëpisë, shkollës apo qytetit po digjet dhe ju duhet të shpëtoni vetëm tre libra, cilët do të rrëmbeni të parët? Kjo pyetje më lindi në kokë teksa lexoja disa artikuj mbi librat që duhen lexuar me patjetër në jetë. Kështu, pyeta stafin e Anabel dhe mendova t’i ndaj me ju përgjigjet. Ndërkohë që lexoni, nisni dhe mendoni për 3 librat e preferuar pasi një tjetër listë do të bëhet gati, këtë herë me protagonist: ju!

"Haki Stërmilli, ''Sikur të isha djalë’’, sepse është një lloj ''manifesto’’ feminist, i vetmi i këtij lloj i shkruar në Shqipëri dhe për më tepër në fillim të shek.XX, e që tingëllon aktuale dhe sot.
Të dytin Milan Kundera, ''Lehtësia e papërballueshme e shpirtit’’, sepse është një libër shumë identifikues me një periudhë të rëndësishme të pjekurisë sime dhe filozofia e Kunderës mbi lidhjet e dashurisë, përkon në mënyrë perfekte me atë që mendoj unë.
E sigurisht që Virginia Woolf, ''Zonja Dallway’’ për arsye personale si fillim, por edhe sepse adhuroj mënyrën si është shkruar, e gjitha bazuar në procesin e të menduarit të një personazhi.” – Dalina Buzi, Themeluese e Anabel Media dhe ViaAnabel

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Më vjen në mendje Kamy, ''I huaji’’, sepse ndonjëherë të gjithë jemi nga pak Merso, të gjithë protestojmë në një mënyrë a në një tjetër kundër moralit formal. Ndonjëherë nuk i përkasim kësaj bote. Mersoja është mbret në ''mbretërinë e absurdit’’ dhe më thuaj nëse të paktën një herë në jetë nuk je ndjerë kështu?!
Franc Kafka, ''Metamorfoza’’ për arsyen sepse më përcjell efektin më special në gjithë veprat e lexuara, atë që pa qenë nevoja të hallakatet pa lidhje, pa qenë nevoja të bërtasë, Gregor Zamza i drejton botës apelin e tij të dobët dhe të pafuqishëm.
Në fund veprën më të madhe të shek.XX, ''Uliksi’’ i Xhojsit. Ku më mirë se tek ''Uliksi’’ do të zbatohej parimi i ''përroit të ndërgjegjes’’, i cili pasqyron artistikisht botën e brendshme të njeriut, me gjithë koklavitjet e çuditshme.” – Sindi Salaj, Kryeredaktore

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Do të zgjidhja Erich Maria Remarque, “Harku i Triumfit”, sepse është një romanet më të fuqishëm, më dramatikët në letërsi që të rrëmben dhe mban pezull përmes gjuhës së fortë, me ngjyra.
Sërish E.M.Remarque, “Një natë në Lisbonë” për arsye se përplasen me njëri-tjetrin historia dhe fati, teksa në Gjermani ngrihet nazizmi i tmerrshëm, njerëzit nisen në mërgim për t’i shpëtuar të keqes.
Të tretin Stefan Cvajg, “Dehje nga metamorfoza”, sepse më tërhoqi shumë historia e Kristinës, një vajzë e varfër, e cila krejt papritur “dehet” nga luksi i përkohshëm dhe përballet me shumë të papritura nga etja për t’i shpëtuar skamies.” – Ina Xhexhi, Gazetare

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Susan Meissner, ''Sekretet e një jete magjepsëse’’, sepse fakti që nuk e hoqa nga duart për orë të tëra, ndërkohë që merrja rreze, tregon shumë.
Të dytin, Isabel Allende ''Portret në Sepje’’,  sepse nëse je në kërkim të diçkaje me vlerë, shfletose dhe zhytu brenda tij.
Dhe në fund Roberto Saviano, ''Gamorra’’, më tronditi realitetin që kisha vetëkrijuar; gjërat ishin më të thella se ç’mendoja unë.” – Denisa Skodi, Gazetare

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Hmm...“Muri” e Jean Paul Sartre, sepse ndonjëherë asgjë s’ka kuptim dhe kjo është ok.
Gabriel García Márquez “100 vjet vetmi”, sepse është krejt i kundërti i Sartrit.
Në fund Haruki Murakami, ''Kafka në breg’’, sepse m’u gjend pranë në një moment të vështirë. E kam më pranë zemrës, sepse nëse do të shkruaja letërsi, do të shkruaja si ai.” – Alberta Kamenica, Gazetare

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Do të thoja Antoine de Saint-Exupery, ''Princi i vogël’’, sepse duke pare botën me sytë e një fëmijë, i cili formulon idetë si i rritur, është një ndër librat që të ndrshon jetën.
Gabriel García Márquez, ''Dashuri në kohërat e kolerës’’ pasi “ndjenjat nuk vdesin nëse i ushqen me kujtime’’…më i bukuri për mua kushtuar dashurisë.
Orhan Pamuk, ''Bora’’ sepse është një guidë për Turqinë e atyre viteve, për vrasjen e vajzave myslimane, për melankolinë e trishtë mbi qytetin e lindjes.” – Ana Haxhimali, Gazetare

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Një ndër librat që më ka pëlqyer më shumë ka qenë “Alkimisti” i Paolo Coehlo. Do të zgjidhja gjithashtu librin “The Handmaids Tale” të Margaret Atwood që po lexoj për momentin dhe po më tërheq shumë. Sigurisht që s’do të lë pa përmendur vëllimet e “Harry Potter”, një mrekulli, sidomos për imagjinatën e fëmijëve të vegjël.” – Megi Pojani, Figurë Televizive

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

Unë zgjedh “Princi i vogël” të Antoine de Saint-Exupéry, sepse është i shkruar thjeshtë, me gjuhën e fëmijëve dhe me ilustrime, por të rikujton çfarë është e rëndësishme në jetë. Qaj çdo herë.
“100 selected poems”
të Edward Eistlin Cummings, sepse ai luan me fjalët dhe thyen çdo rregull të shkrimit të poezisë, por ia del të krijojë një rrëmujë perfekte. Me pak rreshta, ai shpreh gjithë botën, aftësi që unë s’e kam sepse mund të kalon gjithë ditën duke folur për të.
Në fund, “Candy” e Luke Davis. Ndër të paktat herë që unë kam lexuar romane dashurie, që në fakt nuk është dhe aq romantik, sepse flet për degradimin e një çifti të varur nga heroina. Është historia e vërtetë e jetës së autorit, por nuk është tema që e solli në Top3, është mënyra si shkruan ai. Kaq i çiltër, sa të shokon, të neveritet, bie në dashuri dhe hyn në mendime njëkohësisht.” – Deamishel Hoxha, Beauty Editor

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

 “M’u kujtua ''Kur qau Niçja’’, ''Kura e Shopenhauerit’’ nga Irvin D. Yalom sepse i vlerësoj për filozofinë, psikoterapinë, trajtimin e pavetëdijes, gëzimit, iluzionit. Zgjedh dhe ''Prilli i thyer’’ të Kadaresë sepse më pëlqen mënyra si trajtohet një temë e madhe si ajo e gjakmarrjes, e cila i vishet një personazhi të vetëm duke depërtuar në psikologjinë e tij.” – Viola Gjoleka, Administratore e Përgjithshme e ViaAnabel

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Padyshim ''Harry Potter’’, sepse është Harry Potter dhe unë sot e kësaj dite pres letrën e pranimit nga Hogwarts. Përralla nga vëllezërit Grimm, sepse ai libër ndodhej kudo dhe sa herë i rikthehesha dukej si hera e parë dhe novelat e Cvajgut ose Balzakut, nuk i ndaj dot, sepse janë klasikë të mëdhenj dhe më rikthejnë në realitet.” – Marsela Pojani, Administratore e rrjeteve sociale

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

“Më vjen në mendje ''Princi i vogël’’, ''Alkimisti’’ i Paulo Coehlo dhe ''Ushtari i mirë Shvejg’’ të Jaroslav Hashek do të rrëmbeja të parat. Nuk e di pse.” – Ina Omuri, Fotografe

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

3 favorite books of Anabel's girls

3 librat e preferuar të vajzave të Anabel