Lifestyle

Një restorant në Tiranë, në listën e më të mirëve të botës.

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Kush ka pasion kulinarinë dhe verërat, kush udhëton apo ka jetuar jashtë, nuk mund të mos e ketë dëgjuar të paktën nje herë revistën më prestigjioze amerikane “Wine Spectator”, një autoritet ndërkombëtar në botën e verërave, të cilës i referohet çdo restorant cilësor në botë, çdo sommelier dhe çdo adhurues amator i verërave.

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Ndaj është një lajm i madh për Shqipërinë, që në renditjen e saj të përvitshme të restoranteve që kanë listën më të mirë të verërave në botë, të renditet edhe restoranti i njohur gourmet  në Tiranë, Aba21.  

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

“Wine Spectator” e ka nderuar restorantin që ndodhet  në katin e 21-të të qendrës Coin, me Çertifikatën e Ekselencës, një arritje e madhe për Aba21, sepse për  t’u përfshirë në renditjen e autoritetin “Wine Spectator” me miliona lexues online dhe print, aplikojnë me qindra-mijëra restorante nga e gjithë bota.

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

“Për ne është një vlerësim shumë i madh, duke ditur edhe kushtet jashtëzakonisht shumë strikte të aplikimit. Kemi punuar katër muaj për të përpiluar të gjitha kërkesat e tyre, ku primare ishte të faktonim me dokumentacion të rregullt të gjithë listën tonë të verërave që nga origjina (prodhuesi) deri tek magazinimi dhe mirëmbajtja e tyre në kantinën tonë. Aba21 ka qënë gjithmonë krenare për një koleksion verërash të pakrahasueshëm në Shqipëri, por të marrësh këtë vlerësim edhe nga një revistë kaq prestigjioze ndërkombëtare, është një shpërblim për të gjithë pasionin tonë. “ thotë menaxherja e Aba21 Joana Tare, e cila udhëhoqi të gjithë proçesin e aplikimit.

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Joana Tare / Menaxhere e "Aba 21" Restorant.

Për të përfituar çertifikatën e Ekselencës, vlerësuesit e “Wine Spectator” shohin me imtësi jo vetëm listën e verërave që duhet të jenë nga prodhuesit më cilësorë në botë, por edhe kombinimin e këtyre verërave me menunë, si në çmim, ashtu edhe në stil.

Një restorant në Tiranë, në listën e më të 

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Restorantet gjithnjë e më shumë po u kushtojnë vëmendje verërave dhe nga viti në vit, lista jonë pasurohet me një numër të reja hyrjesh si edhe me një interes gjithmonë e më shumë në rritje në lexueshmëri si në print, në formë dixhitale, ashtu edhe në rrjetet sociale. Ne falenderojmë dhe përgëzojmë të gjithë fituesit e këtij viti” shkruan Marvin Shanken, redaktor dhe botues i “Wine Spectator” në deklaratën për shtyp mbi listën e 2017-ës.

 Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Edhe pse për restorantin Aba21 përfshirja mes restoranteve më të mira të Francës, Italisë apo Amerikës është një arritje e madhe, në Tiranë restoranti prej vitesh i ka marrë yjet e tij si për koleksionin e pakrahasueshëm të verërave ashtu edhe për gatimin unik të shefit Dorjan Belli, i cili krijon një kombinim special shijesh, bazuar në produktet më të shëndetshme dhe më cilësore që mund të gjenden në tregun ndërkombëtar.

Një restorant në Tiranë, në listën e më të 

Chef Dorjan Belli 

Një restorant në Tiranë, në listën e më të 

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Krahas menusë që ka tërhequr gjatë viteve me qindra pasionantë të kulinarisë, të famshëm të ekranit e artit, politikanë, diplomatë e vizitorë të huaj, Aba21 është edhe një prej restoranteve me pamjen më ekskluzive në kryeqytet.

Nga kati i 21-të i ndërtesës që ndodhet prapa Pallatit të Kongreseve, mund të shijosh një gotë  Chambertin Grand Cru Latricieres shoqëruar me një një panoramë spektakolare të Tiranës nën dritat e yjeve dhe nën tingujt e jazz-it.

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Një restorant në Tiranë, në listën e më të

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

Mirë se vini në @rafaelo_resort, një resort fantastik në Shëngjin 🏝️ Nga dhomat elegante dhe pamjet qetësuese, te shërbimi i përkushtuar, kuzhina e shkëlqyer dhe momentet e relaksit buzë detit apo në spa, çdo detaj është menduar për të krijuar përvojën perfekte të pushimeve. ☀️🍽️ Ky është një destinacion ku qetësia, komoditeti dhe mikpritja bashkohen në mënyrë të përsosur 😍 Për të rezervuar kontaktoni në 📞 +355 67 201 1033

----news/26843/-nje-restorant-ne-tirane-ne-listen-e-me-te-mireve-te-botes