Metropolitan

Zyrtare: Princ Harry dhe Meghan Markle lënë mbretërinë

Zyrtare: Princ Harry dhe Meghan Markle lënë mbretërinë

Duka dhe Dukesha i Sussex njoftuan se do të tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe se do ta kalojnë shumicën e kohës mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Në një deklaratë nga Buckingham Palace, çifti tha se ka në plan “formimin e një roli të ri dhe progresiv në brendi të institucionit.” Gjithashtu, ata thanë se do të punojnë që “të jenë financiarisht të pavarur.”

Në deklaratën e postuar edhe në Instagramin e çiftit, thuhet se e morën vendimin “pas muajsh të tërë reflektimesh dhe diskutimesh.”

“Kemi në plan të tërhiqemi nga rolet tanë si anëtarë të familjes mbretërore dhe do të punojmë për të qenë financiarisht të pavarur, teksa mbështesim tërësisht Madhërinë e Saj, Mbretëreshën.

“Falë mbështetjes suaj, sidomos përgjatë viteve të fundit, u gjendëm të përgatitur të bënim këtë ndryshim.”

Ata shkruajnë se në të ardhmen do të balancojnë jetesën mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut teksa “i qëndrojnë besnikë Mbretëreshës, Komonuelthit dhe bamirësive.”

Zyrtare: Princ Harry dhe Meghan Markle lënë mbretërinë

“Kjo balancë gjeografike do të na lejojë t’i mësojmë djalit dashurinë për traditën mbretërore dhe do të na japë mjaftueshëm hapësirë për të hapur një kapitull të ri në jetët tona, përfshirë organizatën tonë të re bamirëse.”

Në një dokumentar të publikuar vitin e shkuar, Meghan tha se mëmësia ishte veçanërisht e vështirë si pasojë e interesit të tepruar të tabloidëve dhe gazetave.

Princ Harry konfirmoi konfliktin me Princ William kur tha se ai dhe i vëllai “po ndjekin rrugë të ndryshme.”

Në tetor, dukesha paditi The Daily Mail, pasi sipas saj, redaksia publikoi pa të drejta letra personale që ajo ia nisi të atit.

Përgjatë Krishtlindjes, çifti mori një pushim nga detyrimet mbretërore për të shpenzuar pak kohë me djalin, Archie, i cili u lind në maj të 2019-s.

Burimi: BBC

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Official: Prince Harry and Meghan Markle leave the kingdom

Zyrtare: Princ Harry dhe Meghan Markle lënë mbretërinë

The Duke and Duchess of Sussex announced that they would relinquish their roles as royalty and spend most of their time between the United Kingdom and North America.

In a statement from Buckingham Palace, the couple said they plan to "form a new and progressive role within the institution." They also said they will work to "be financially independent."

The statement, also posted on the couple's Instagram, said they made the decision "after months of reflection and discussion."

“We plan to step down from our roles as members of the royal family and will work to be financially independent while fully supporting Her Majesty the Queen.

"Thanks to your support, especially in recent years, we have been prepared to make this change."

They write that in the future they will balance living between the United Kingdom and North America as they "remain loyal to the Queen, the Commonwealth and charities."

Zyrtare: Princ Harry dhe Meghan Markle lënë mbretërinë

"This geographical balance will allow us to teach our son the love of the royal tradition and give us ample room to open a new chapter in our lives, including our new charity."

In a documentary released last year, Meghan said motherhood was particularly difficult because of the overwhelming interest in tabloids and newspapers.

Prince Harry said he and his brother "are taking different paths."

In October, I appeared to sue The Daily Mail, as the editorial office unjustly published personal letters that she sent to her father.

Over Christmas, the couple took a break from royal obligations to spend some time with their son, Archie, who was born in May 2019.

Source: BBC