Showbiz

Zërat për divorc: Genta Ismajli rrëfen nëse i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin

Zërat për divorc: Genta Ismajli rrëfen nëse i ka
@gentaismajli/ Instagram

Genta Ismajli është rikthyer sërish në muzikë, pas disa vitesh mungesë. Rishtazi, ajo ka publikuar “Unë të dua“ me Luana Vjollcën, por gjatë mungesës në tregun muzikor, këngëtarja është përfolur ndër të tjera për një divorc me bashkëshortin e saj, Usta, lajme të cilat ajo i përgënjeshtroi në mënyrë kategorike.

“Usta është përkrahës shumë i madh i imi dhe më ka thënë që është “fansi im më i madh”. Kam shumë fat që e kam edhe partner të jetës, edhe burrë, por edhe që nuk më pengon në asnjë aspekt dhe nuk është aspak xheloz ndaj mënyrës se si unë si artiste e bëj jetën. Kur ai është afër meje, ndihem më mirë dhe e sigurt. Ndihem shumë mirë me Usta-n. E kam gjithçka”, tha ajo në intervistën me "Prive".

Zërat për divorc: Genta Ismajli rrëfen nëse i ka

Këngëtarja gjithashtu tregoi se arsyeja e pauzës ka qenë mëmësia.
 
“Kam munguar për shkak të fëmijëve, i kam rritur ata dhe tani që kanë arritur njëfarë moshe dhe janë në rregull për të qëndruar me gjyshet dhe familjarët e mi, tani jam rikthyer”.
 
Sipas “Prive”, ajo do të sjellë edhe një projekt solo dhe është shprehur shumë entuziaste për të.

Genta prej vitesh është e martuar me Usta Hüseyin, me të cilin ka edhe dy fëmijë. Artistja është shprehur gjithnjë e lumtur pranë partnerit të saj dhe shpeshherë e ka treguar këtë edhe përmes postimeve në Instagram.

REELS

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌