
10 ushtarë dhe 200 mijë euro!
Turjan Hysko ka publikuar trailer-in e “Kazerma”, filmi që sipas tij do të ndryshojë rregullat e lojës. Në materialin e publikuar dallohen personazhe të ndryshëm të njohur të veshur e të armatosur si ushtarë.
Po ashtu, shihen copëza nga emisione të ndryshme, një puthje romantike dhe zëra të shkëputur nga debate. Të gjitha këto shoqërohen me përshkrimin:
“Reality-show më fenomenal!”
View this post on Instagram
“Kazerma” është një prurje e re, e cila ka si regjisor, bashkëproducent dhe bashkëskenarist gjithashtu Turjanin. Pjesë e projektit do të jenë edhe Orinda Huta, Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Ferra, Gentjan Zenelaj, Hati etj.
E po, gjërat duken interesante!