Showbiz

Ç’ndodhi? “Shpërthen” Angela Martini: “Ti dhe familja jote patët guximin të luanit me emrin tim?”

 

Ç’ndodhi? “Shpërthen” Angela Martini: “Ti
@angelamartini/ Instagram


Nga fronti i Instagram-it ka të reja! Pas një mungese relativisht të gjatë, Angela Martini ka bërë një postim, ku shpërthen ndaj një personi dhe familjes së tij/saj. Modelja, e cila prej vitesh jeton në SHBA, është shprehur se e ka zbuluar se cilët janë armiqtë e saj dhe se jetojnë në Tiranë:

“Kam zbuluar kush janë armiqtë e mi, mashtrues të fshehtë. Janë në Shqipëri, saktësisht në Tiranë. Prej vitesh përpiqeni të më bllokoni dhe po, keni arritur, me delet që ju ndoqën. Por unë jam e lindur me gjak shkodran dhe mendoni se nuk do t’ju kthehet? Le të fillojë shfaqja, e vërteta dhe karma!”.

Ç’ndodhi? “Shpërthen” Angela Martini: “Ti

Më tej, Angela vijon:

“Ti dhe familja jote patët guximin të luanit me emrin dhe karrierën time? Më bllokuat nga lajmet, u thatë kolegëve tuaj në shtyp të mos postojnë për mua, fshitë artikujt e mi dhe më vutë në listën e zezë dhe përdorët punën time falas? Ju humbës, me sjellje tinëzare dhe fshatare! Nuk keni dëgjuar kurrë për karmën?”.

Modelja thekson se askush nuk është i paprekshëm në këtë botë dhe se personat që u kushtohet postimi, janë të urryer nga shumica e shqiptarëve dhe politikanëve. Ajo shton se këta persona do marrin mësimet e jetëve të tyre.

“Gjërat do të marrin për keq shumë shpejt, ju humbës të pabesë! Njerëzit duhet të blejnë kokoshka dhe thjesht të shikojnë çfarë do të ndodhë së shpejti!”.

Ç’ndodhi? “Shpërthen” Angela Martini: “Ti

Qatazi, s'e dimë kush është shënjestra, por shpejt do e marrim vesh! E po, u tha, u bë Angela. U ula, po i bëj refresh Instagram-it dhe po pres dramën! 

REELS

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌