Emri i Beatrix Ramosajt u lakua shumë pas përfundimit të Big Brother Vip 1, kryesisht për lidhjen e shkurtër me Donald Veshajn dhe reagimet që pasuan ndarjen e tyre. Ajo bëri disa deklarata e postime thumbuese ndaj tij, duke u komentuar gjerësisht në media.
Pak kohë më vonë, ajo u vendos sërish në qendër të vëmendjes kur një koment i papërshtatshëm në një emision u bë publik, gjë që solli reagime të shumta dhe një reagim të drejtpërdrejtë edhe nga vetë Beatrixi.
Dhe 3 tetori 2023 është hera e fundit që kemi shkruar për Beatrix Ramosajn. Po bëhen 2 vite që artisja është "zhdukur" tërësisht nga vëmendja mediatike dhe me siguri shkak ka qenë gjithë ngarkesa emocionale që i kanë sjellë ngjarjet e lartpërmendura.
Me t'u shkëputur Alban Ramosaj nga muzika në muajin gusht të vitit 2023, edhe Trixa u zhvendos me të vëllanë drejt SHBA-së (siç tregojnë postimet e tyre) dhe jeta amerikane u duk se u dha të dy artistëve qetësinë që u duhej në jetë në ato momente.
View this post on Instagram
Dhe kjo qetësi u kthye në një maratonë udhëtimesh në gjithë Amerikën e Veriut:
New York
View this post on Instagram
New Jersey
View this post on Instagram
Florida (dhe shuuumë Lana Del Rey)
View this post on Instagram
Përvjetori i 30-të (dhe nisja e hapave të para si influencuese) në zemër të New York-ut:
View this post on Instagram
Fillimi i videove të kujdesit të lëkurës:
View this post on Instagram
Dhe video duke testuar produkte grimi:
View this post on Instagram
Dhe më shumë video makeup-i:
View this post on Instagram
Dhe më shumë video kujdesi lëkure:
View this post on Instagram
Dhe përjetim të plotë të eksperiencës amerikane (duke gjykuar nga këto foto, as ne s'do na bëhej t'i ktheheshim çfarëdo jete kishim më parë):
View this post on Instagram
Dhe për mbyllje, një kolazh i paqtë nga New Orleans:
View this post on Instagram
Gati-gati, të vjen keq ta trazosh këtë paqe të thellë në të cilën ka hyrë Beatrixi, që përtej spastrimit të thellë të poreve me muzikë LoFi në sfond, duket se po na tregon edhe për një spastrim më të thellë, atë shpirtëror.
Ndoshta më vonë do ta shohim sërish në ekran apo me projekte muzikore (fundja, dhe Ellbën Ramosazh iu rikthye muzikës ;)), por kjo do të mbetet për t'u parë. Tani për tani, artistja duket e përmbushur kështu siç është.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.