Showbiz

Zbulohet zyrtarisht banori i parë i "Big Brother Vip Albania 5"

Zbulohet zyrtarisht banori i parë i "Big Brother Vip Albania 5"
Foto: Top Channel

Konfirmohet zyrtarisht banori i parë i "Big Brother Vip Albania 5".

Ditën e sotme, moderatori i emisionit "Top Talk" në Top Channel, Angelo Haruni, e mbylli emisionin duke dhënë lajmërimin se prej së nesërmes do ta shohim në shtëpinë e Big Brother.

"Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj," u shpreh gazetari në mbyllje të emisionit.

Zbulohet zyrtarisht banori i parë i "Big Brother Vip Albania 5"

Deri më tani, nëpër portale ka qarkulluar një listë me emrat e disa personazheve që mund të jenë banorët e ardhshëm të shtëpisë. Një pjesë e mirë e tyre u kontaktuan nga moderatorët e UëTëFë Show në Andale Media për të marrë një përgjigje edhe më konkrete.

Kristi Lamaj, këngëtar

"Nuk mund të prononcohem. Le të spekulojnë [mediet]," tha Kristi, duke lënë të hapur mundësinë se do të jetë vërtet konkurrent, duke marrë parasysh se nuk dha një "jo" kategorike. 

Renee Reffo, moderatore podkasti

"Nuk kam marrë fare ftesë këtë vit. Nuk do jem pjesë e Big Brother," u shpreh Renne, duke përsëritur se ftesën e ka marrë vetëm në edicionin e kaluar.

Robert Aliaj Dragot, artist

"Këto janë top secret, po tregova sekretin rrezikoj gjithë ato lekë," tha Roberti me humor, duke e lënë sërish të paqartë nëse po i shmangej konfirmimit të lajmit apo thjesht e ironizoi atë.

Juxhin Plovishti, aktor

"Këto bëhen vetëm për zhurmë, ndoshta s'do i thoja 'jo' hyrjes në Big Brother, por s'kam marrë asnjë ftesë," u përgjigj Juxhini, ndonëse burime pranë Top Channel thonë të kundërtën.

Ardit Murataj, moderator

"Jo, jo, jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Do e shihni vetë, s'kam për të qenë," u përgjigj pa hezitim Arditi, duke u shprehur se nuk ka marrë as ftesë.

Sabina Mete, moderatore sporti

"Unë nisem për Itali, kam planet e mia, nuk do futem në Big Brother. Jam përfolur sepse më ka ardhur ftesa," tha Sabina, por pa saktësuar se kur kthehet nga Italia. :)

Ina Pashollari, moderatore podkasti

"Nuk mund të flas dot fare për këtë pjesë, kam vetë një emision radioje dhe s'kam folur. Në datën 20 zbulohen të gjitha," tha Ina duke lënë sërish të kuptuar se mund ta shohim si banore.

Kleoniki Delijorgji, modele, moderatore

"Më pyesin të gjithë, por nuk e di. Në datën 20 nuk do futem, për më vonë nuk e di," u shpreh dhe Kleoniki.

Lore, këngëtare

"Do ishte shumë qejf, nëse do futesha, do jepja gjithë ngjyrat. Pra, jo, jo këtë vit. Ftesa ka ardhur, jam duke u menduar," u përgjigj Lore.

Roerd Toçe, aktor

"Janë thjesht lajme, s'kam pasur ftesë nga Big Brother," u përgjigj Roerdi duke i shuar aludimet.

Kostana Morava, gazetare

"Nuk jam, kam plane të tjera për këtë vit, megjithatë ftesën e kam marrë."

Jori Mersin, konsulente imobiliare

"Do e lë surprizë," u përgjigj Jori duke lënë sërish të hapur mundësinë që ta shohim brenda shtëpisë më 20 dhjetor.

Për të tretin vit radhazi, moderator i "BBVA" do të jetë Ledion Liço. Ndërkohë, "Big Brother Fan Club" do të moderohet nga Kiara Tito, ndërsa dy opinionistët do të jenë Françeska Murati e Arian Konomi.

REELS

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!